Lideri i opozitës, Sali Berisha u shpreh gjatë konferencës për shtyp se, Partia Demokratike do të bëjë gjithçka për të garantuar votën e diasporës.
Berisha tha se, Partia Demokratike që prej 2013 ka dërguar në palrament një ligj, për votimin e shqiptarëve jashtë vendit. Ai tha se, Rama nuk pranoi reformën zgjedhore, ndërsa shtoi se të gjithë ata që thanë se po bënin reformë, gabuan, pasi ajo nuk kishte asnjë lidhje me të.
“Jo, nuk kam një komunikim të qartë zyrtar, por në rast se debatet dhe mendimi i ekspertëve kërkon që për këtë problem të ketë ndryshime, qoftë në kod, qoftë në Kushtetutë, ne jemi të gatshëm.
Pse jemi të gatshëm?
Së pari, rrugën për në Kushtetutë e ka hapur Gjykata Kushtetuese. Vendimi i gjykatës është normë kushtetuese.
Së dyti, ne e kemi me shumë zemër sanksionimin dhe ushtrimin e votës, absolutisht janë më shumë shqiptarë jashtë se brenda, të shqiptarëve jashtë.
Pra, e kemi me shumë seriozitet, me shumë interes.
Çfarëdo që duhet për të garantuar këtë votë, ne jemi të gatshëm.
Edi Rama nuk pranoi reformën zgjedhore, gabuan ata që thanë se bëmë reformë, jo, asnjë lidhje me reformën.
Kishte lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe një ligj që ne e kemi dërguar që në vitin 2013 për votimin e shqiptarëve jashtë vendit”, tha Berisha.