Beteja për fitoren e Tiranës, Berisha ndez motorrët e fushatës në kryeqytet

Kryetari i PD, Sali Berisha, në fjalën e tij me grupet e punës në Partinë Demokratike për Tiranën, ka dhënë udhëzime për fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 2025.

Berisha theksoi se duhet që të riparohet çdo gabim që mund të jetë bërë. Ai tha se sidomos takimi i drejtpërdrejtë me qytetarët është tepër i rëndësishëm. Sipas Berishës, edhe Trump në SHBA fitoi, pasi njerëzit e tij takuan amerikanët derë më derë.

“Ra Damasku, ra Assadi. Bie Tirana, bie Rama. Ju takon të riparoni çdo gabim që mund të jetë bërë kur është krijuar grupi elektoral dhe të përfshini personalitete, anëtarë, mbështetës tanë, influentë në zonat tona, që të jemi sa më përfaqësues dhe sa më të fortë në këtë betejë. Kjo është beteja më e rëndësishme e Partisë Demokratike. Kjo betejë kërkon që ne pa ndërprerë të trokasim në dyert e qytetarëve të Tiranës, të lëvizim në rrugët e kryeqytetit. Të takohen njerëzit derë më derë. Takimi i drejtpërdrejtë me qytetarët është shumë e rëndësishëm. Edhe Donald Trump në SHBA fitoi pas një fushate të takimeve intensive me shtetasit amerikanë”, tha Berisha.

“Mirëmbrëma dhe përshëndetje!

Kam kënaqësinë që të takoj sonte trupën elektorale të PD-së për kryeqytetin e Shqipërisë, për Tiranën, e cila ka një mision të madh, ka një mision të vërtetë, fitoren e opozitës në Tiranë dhe përmbysjen e narkodiktaturës në Shqipëri.

Ra Damasku, ra Asadi, bie Tirana, bie Edvini.

Këto janë raporte të vërteta.

Pushteti dhe kryeqyteti janë ndonjëherë sinonime të njëri-tjetrit.

Ndaj dhe në përmbushje të këtij misioni, iu takon juve së pari të riparoni çdo gabim që mund të jetë bërë në krijimin e këtij ekipi elektoral për kryeqytetin dhe të përfshini personalitete, aktivistë, anëtarë, mbështetës influentë në zonat tona, në mënyrë që të jemi sa më përfaqësues dhe sa më të fortë në këtë betejë.

Kjo është një betejë e një rëndësie, më e rëndësishmja.

Ju garantoj që në një mënyrë ose një tjetër, po të kemi parasysh pasojat shkatërrimtare demografike të këtij regjimi, PD nuk ka bërë ndonjëherë në ekzistencën e saj betejë më të rëndësishme se kjo betejë. Kjo është e vërteta”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Kalaja: Ramën, këtë antishqiptar e kanë vënë bandat për të lufutar Berishën dhe opozitën

Aktivistja për Mbrojtjen e Teatrit, Adriana Kalaja hodhi akuza të ashpra në adresë të dyshes …