Kryetari dhe nënkryetari i Bashkisë së Tropojës merren të pandehur

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka marrë të pandehur kryetarin e Bashkisë së Tropojës, Rexhë Byberi dhe nënkryetarin e kësaj Bashkie, Abedin Kërnaja.

Burime bëjnë me dije se Byberit dhe Kërnaja do t’iu komunikuohet akuza për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim më 13 Dhjetor.

Ata akuzohen për hapjen e rrugës së re “Stacioni i Anijes Palç- Guri i Lules”, totalisht ndërtim i ri i cili 80% të kësaj gjatësie kalon nëpër rrugën këmbësore ekzistuese.

Sipas SPAK, punimet janë bërë në kundërshtim me aktet ligjore dhe nënligjore, të miratuara me vendim të Këshillit Bashkiak dhe prefektit të Qarkut Kukës, duke sjellë një dëm prej 277. 611.520 lekësh.

“Konkretisht për kryerjen e punimeve të cituara më sipër, në bazë të VKM-së 408 datë 13.05.2015 (e ndryshuar) për hapjen e një rrugë të re subjekti i interesuar duhej të aplikonte në sistemin elektronik e-leje, pranë Bashkisë Tropojë, si institucion vendor që ka tagrin të shqyrtojë dhe miratojë lejen e ndërtimit të infrastrukturës, pasi të ketë verifikuar plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm tekniko-ligjor nga aplikuesi që parashikon legjislacioni për këto lloj punimesh. Konkretisht në nenin 15 të VKM nr. 408 datë 13.05.2015 (e ndryshuar) janë saktësuar dokumentet tekniko-ligjor që duhen depozituar në sistemin e-leje, gjatë aplikimit të kërkesës për leje ndërtimi të infrastrukturës. Gjithashtu, Bashkia Tropojë duhej të bashkëvepronte me institucionet e tjera kompetente për ndërtimin e rrugës sic janë: Agjencia Kombëtare e Mjedisit, për nevojën e hartimit të Raportit  të Vlerësimit të ndikimit në mjedis, të bashkëvepronte me Ministrinë e Linjës (parashikuar në sistemin elektronik e-leje) për impaktin e ndërtimit të rrugës së re dhe pasojat e këtyre punimeve të ndërtimit. Ky bashkëveprim parashikohet në nenin 20, pika 6 të VKM nr. 408 datë 13.05.2015 (e ndryshuar).” – thuhej në njoftimin e SPAK.

Rasti i Rexhë Byberit është denoncuar nga emisioni televiziv “Piranjat”, teksa është i ngjashëm me rastin e ish-kryebashkiakut të Fushë Arrëzit, Fran Tuci, i cili u dënua me 1 vit burgim nga GJKKO.

About Redaksia

Check Also

Foto/ Berisha nis festat e fundvitit me qëndresatarët e “Rrugës së Shpresës”

Sali Berisha mund të ishte kudo, por në mbrëmjen e 18 dhjetorit zgjodhi të ishte …