“Xhaçka”/ Zhupa-Spiropalit: Mos mbani peng Kuvendin për interesa klienteliste

Konferenca e kryetarëve të grupeve parlamentare është shoqëruar me debate, gjatë ditës së sotme.

Debati kryesor ka qenë në lidhje me raportin e Komisionit të Venecias që i dha të drejtë opozitës për mandatin e deputetes së PS, Olta Xhaçka.

Deputetja e PD, Ina Zhupa kërkoi që kjo çështje të futet në axhendën e seancës së të enjtes.

“Kjo konferencë kryetaresh duhet kishte pikë të parë ndjesën tuaj për vërdallisjen 2 vjeçare për të mbrojtur Edi Ramën me mandatin e Olta Xhaçkës.

Qartësisht Komisioni i Venecias konfirmon drejtësinë e betejës së opozitës, duke thënë atë që çdo jurist e dinte, që zbatimi i vendimeve të GJK është i panegociushëm dhe nuk mund të varet nga vullneti politik i një mazhorance.

Zonja Spiropali investove komisionin e Venecias qe më pas mos ta zbatoje atë që thotë Komisioni Venecias, edhe flisje sikur kishe lexuar gjuhë marsiane.

Me logjikën tuaj ju jeni mbi Kushtetutën, me logjikën tuaj deputeti është mbi kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe jo e kundërta.

Me këtë puç kushtetues ju jepni fund shtetit të së drejtës dhe legjitimoni që jemi në diktaturë. Nesër Gjykata Kushtetuese vendos që një ligj është antikushtetues, me logjikën tuaj ju mund ta votoni njëlloj se nuk pyesni. Me këtë standard asnjë deputeti të mazhorancës nuk mund ti hiqet kurrë mandati, sepse e mbrojnë votat politike. Ju mund të bëheni investitor strategjik, ju mund të merrni prona publike, tendera. Sot Olta, nesër kushdo.

Jeni betuar në Kushtetutë, apo jeni betuar për kokën e Edi Ramës?

Me vjen keq që zonja Bushka po djeg diplomën e saj duke thënë që vendimet e gjykatës kushtetuese nuk janë detyruese për kuvendin

Kërkoj në emër të grupit të mos mbani peng kuvendin për interesa klienteliste, të fusni të enjten për votim raportin dhe ta dërgoni menjëherë po nesër në Gjykatën Kushtetuese”, tha Zhupa.

About Redaksia

Check Also

Rama merr vendimin për kthimin e stadiumit “Selman Stërmasi” në kullë

Rama dhe qeveria kanë marrë vendimin për kthimin e stadiumit “Selman Stërmasi” në kullë. Qeveria …