Sonte dy super-ndeshje

Liga e Kampionëve do të vazhdojë sonte me nëntë ndeshje të tjera të fazës së ligës. Xhiroja e gjashtë do të përcaktojë shumëçka rreth kualifikimit në fazën tjetër.

Pa dyshim, dueli kryesor i natës do të ai mes Juventusit dhe Manchester Cityt. Këto dy skuadra nuk e kanë nisur mirë edicionin e ri të Championsit, i cili e ka sjell një format të ri.

“Bianconeri” gjenden në vendin e 22-të me 2 fitore, 2 barazime e 1 humbje. Kurse, “Citizens” janë dy pozita më lartë, në atë të 20-të me pikë të njëjta, 8 sosh.

Andaj, të dy ekipet e kanë të domosdoshme fitoren sonte nëse synojnë të përfundojnë në Top 8.

Bile, atyre iu duhen tri fitore në tri ndeshjet e fundit nëse duan ta sigurojnë kualifikimin direkt në të tetën e finales.

“Qytetarët” janë futur në një krizë të thellë dhe do të kenë punë mjaft të vështirë sonte në Torino.

Kurse, Bardhezinjtë, të mbështetur nga publiku, do ta synojnë fitoren e tretë në këtë fazë.

Një tjetër duel interesant i natës së sontme do të jetë ai mes Borussia Dortmundit dhe Barcelonës.

Dy skuadrat kanë statistika të njëjta në pesë ndeshjet e para, me nga 4 fitore e nga 1 humbje, duke i mbuluar pozitat 6 e 7.

Pra, ato qëndrojnë mjaft mirë dhe fituesi i sontëm do ta bënte një hap gjigant drejt përfundimit në Top 8.

Verdhezinjtë janë treguar të frikshëm në shtëpi në këtë edicion dhe do të mundohen t’i mbajnë pikët në shtëpi.

Por, edhe katalunasit i kanë bërë llogaritë e tyre dhe do të shkojnë në Gjermani për të triumfuar.

Sonte në fushën e blertë do të zbresë edhe Lille i Edon Zhegrovës, i cili do të ketë punë me Sturm Grazin.

E Sparta Praga e Albion Rrahmanit, Ermal Krasniqit e Qazim Laçit do ta vizitojë Feyenoordin.

Sonte në fushën e blertë do të zbresin edhe Milani e Arsenali.

Pjesa dërrmuese e ndeshjeve të sontme do të nisin prej orës 21:00, shkruan “Gazeta Express”.

Faza e ligës së Championsit i ka 36 skuadra.

Tetë të parat do të shkojnë direkt në të tetën e finales.

Kurse, ekipet që do të përfundojnë nga pozita e nëntë e deri në atë të 24-t do të kualifikohen në fazën e “play-off”-it.

Prej këtyre 16 skuadrave, 8 do të shkojnë tutje për ta kompletuar të tetën e finales.

12 skuadrat e fundit që do të përfundojnë në tabelë, pra nga vendi i 25-të deri në atë të 36-të, do të eliminohen nga Liga e Kampionëve.

 

About Redaksia

Check Also

Neymar rrëfen tmerrin në Paris: Tentonin të më godisnin!

Largimi i Neymar nga PSG nuk ishte i butë, praktikisht siç ndodhë shpesh me yjet …