PD kërkon votim për Xhaçkën në Kuvend, PS refuzon

Janë zbardhur detaje të reja nga mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, ku mësohet se Partia Demokratike i ka kërkuar mazhorancës që të futet në rendin e ditës votimin e mocionit për dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Gjykatën Kushtuese, tashmë që të gjitha palët janë njohur me opinionin e Komisionit të Venecias.

Kërkesa u parashtrua në Konferencën e Kryetarëve nga ana e deputetes demokrate Ina Zhupa, por u refuzua nga mazhoranca, e cila duket se do të vazhdojë të jetë një mburojë për mandatin e Olta Xhaçkës, me urdhrin e shefit Edi Rama.

Komisioni i Venecias e theksonte në raport se vendimet e Gjykatës Kushtetueses nuk mund të refuzohet me shumicë parlamentare, por secila prej palëve politike e ka interpretuar opinionin siç i intereson.

Kuvendi do të ketë edhe tre seanca për këtë vit kalendarik, ku çështja Xhaçka duket se do të shoqërojë debatin politik brenda sallës.

Olta Xhaçka akuzohet për konflikt interesi, pasi në kohën kur ishte ministre, me vendim Qeveria shpalli bashkëshortin e saj, Artan Gaçi investitor strategjik.

Krahas debatit për Venecian, pjesë e diskutimit ishte edhe kërkesa e opozitës për interpelancë me kryeministrin Edi Rama për çështjen e arbitrazhit ndaj Francesco Becchetti. Edhe kjo kërkesë nuk mori përgjigje nga parlamenti.

About Redaksia

Check Also

Rama merr vendimin për kthimin e stadiumit “Selman Stërmasi” në kullë

Rama dhe qeveria kanë marrë vendimin për kthimin e stadiumit “Selman Stërmasi” në kullë. Qeveria …