Çmimet në Shqipëri më të larta se në Gjermani dhe Itali

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë takimit me grupet e punës së PD, Lezhë, tha se, pensionisti sot në mënyrë absolute, merr të paktën 35% më pak, si fuqi blerëse se në vitin 2013 sepse sot buka, qumështi, është dyfish. Berisha tha se, prodhimet bazë bujqësore, janë 2-3 fishuar çmimi, me shifra reale”.

“Edi Rama del me tezën se do të marrë mandatin e 4-të, në një kohë kur ka sjellë një rrënim të qenies shqiptare, të cilin nuk e ka regjistruar asnjë pushtim para tij. Ka larguar, për hapësirën e Shengenit, 1 milionë e 99 mijë shqiptarë, gjer dy muaj më parë të vitit 2024. Statistika e Eurostatit.

Po të marrim sa janë larguar në të gjithë botën, unë ju garantoj se, shkojnë mbi 40% të të gjithë popullatës.

Por sigurisht ky është aspekti më dramatik, sepse të humbasësh, 40-45% të kombit në një hark të shkurtër, sa asnjë luftë civile kund në botë, apo luftë globale, kjo është një fatkeqësi e madhe kombëtare.

Por problemi më i madh akoma bëhet, kur këta që jetojnë këtu, ky i ka zhytur në një varfëri lemeritëse, lemeritëse. Me një varfëri në rritje, me të gjithë treguesit.

Në kushtet më normale, tregu krijon pasuri e cila shpërndahet, thotë Adam Smith, që nga ajo kohë. Në Shqipëri tregu ka krijuar varfëri në rritje si në asnjë vend tjetër, për shkak të vjedhjeve masive të fondeve dhe pasurive publike.

E riktheksoj edhe njëherë, në Rumani që nga viti 2013 gjer sot janë 5-fishuar rrogat. Janë 5 herë më të mëdha seç ishin në vitin 2013. Rumania në vitin 2013 e kishte qartësisht të paktën 20% më të ulët rrogën se Shqipëria.

Ne e kemi pasur rrogën më të lartë se 6 vende të Ballkanit+Rumaninë dhe Bullgarinë. Dhe ky në mënyrë më të pamëshirë i ngriu rrogat. Dhe tani që i rriti, para disa muajsh sërish jemi të fundit ne, nuk i afrohemi asnjëri prej vendeve të tjera.

Jo, se i bllokoi në një kohë kur, nuk po them ti 5-fishonte, por të paktë ti 3-fishonte në 12 vite.

Pensionisti sot në mënyrë absolute, merr të paktën 35% më pak, si fuqi blerëse se në vitin 2013. Sepse sot buka, qumështi, është dyfish. Prodhimet bazë bujqësore, janë 2-3 fishuar çmimi, me shifra reale.

Sepse sot këto çmime kanë tejkaluar Greqinë, po e po, por kanë tejkaluar Gjermaninë, Italinë. Dhe këtij i duhet të jetojë me 150, 120, ose 180 euro. Duhet të marrë dhe ilaçet, por po mori ilaçet nuk merr një vakt buk, ose lë pa marrë ilaçet. E vërteta.

I dënoi edhe më shumë, sepse një pjesë e madhe e pensionistëve jetonin me ato remitanca. Krijoi narkoeuron këtu, narkoeuro ua zhvlerësoi remitancat rreth 40%. Rriti çmimet. Pra ka krijuar një situatë që në shumë aspekte tejkalon imagjinatën”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha të rinjve: Ju keni rol vendimtar në fitoren e zgjedhjeve të 11 majit! Nëse ju bëheni imazhi i kësaj fushate, kundërshtari shkatërrohet

Gjatë fjalës së tij në takimin e sotëm lidhur me forumin Rinor të Partisë Demokratike, …