Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Edi Rama kërkon mandat të 4-tërt në një kohë kur është në rreth të kuq! Berisha tha se, një narkoshtet është një rrezik i madh serioz, për sigurinë e fqinjëve, vendeve përreth.
“Kërkon mandat të katërt në një kohë kur është në rreth të kuq. Rezolutat e votuara muajin e fundit, atë dhe regjimin e tij, e fusin në rreth të kuq. Komplet, narkoshtet. Por Europa nuk është Amerika latine.
Një narkoshtet është një rrezik i madh serioz, për sigurinë e fqinjëve, vendeve përreth. Është një shkrirje e plotë siç e thotë rezoluta, e shtetit me krimin dhe një sipërmarrje e përbashkët kriminale shtet-krim, që mbrojnë, mbështesin njëra-tjetrën.
Ju e dëgjuat, shkuan të kontrollojnë Erion Veliajn, i la 1 orë e gjysëm tek dera. Në një kohë kur kryetarin e partisë së dytë më të madhe opozitare, e morën pa mandat arresti. Nuk është e vërtetë, nuk i kanë paraqitur asnjë mandat. E rrëmbyen, e zvarritën, e goditën vetëm për të terrorizuar qytetarët.
Aty pritën 1 orë e gjysëm, 2 gjer sa Velica u hapi derën dhe çfarë thanë? I morëm telefonin. Shkoi aty, e kam thënë dhe e them prap, shkoi eksponenti i klanit të Xibrakës dhe i tha Edi Ramës, se të gjithë dokumentet që ekzistojnë për pjesëmarrjen e Olsi Ramës, në klanin e Xibrakës, do të publikohen nëse nuk tërhiqesh. Dhe Edi Rama u tërhoq.
Kanë shkuar në Harabel, në galerinë e saj. Thasë me euro. 220 e sa mijë euro. Salla sa kjo për masazhe, galeri arti. Për masazhe, tajlandezë. Absolutisht po. Galeria duhet të ishte e artit gjoja.
Por tani çfarë po bëjnë? Në këtë moment që po flas me ju, po bëjnë çdo përpjekje që 220 mijëshin ta shkruajnë 20 mijë. Kjo është e vërteta, janë mbledhur anëtarët e organizatës kriminale të Skapit dhe tani duan të ndryshojnë dokumentet. Në një kohë kur, u numëruan, u regjistruan 220 mijë dhe tani duan ti bëjnë 20 mijë.
U ndala jo për të shuar kuriozitetin e qytetarëve, por për të treguar se çfarë tensionesh ka mes tyre, çfarë beteje kriminale ka midis tyre”, tha Berisha.