Fijet e ‘oktapodit’ Veliaj-Xoxe tek drejtësia

Zinxhiri i OJF-ve, në dukje një operim i pastër korruptiv, duket se kanë patur një tjetër qëllim, investimin për kapjen e Drejtësisë, në nivelet më të larta të saj. Drejtues Gjykatë, Drejtues Prokurorie, Anëtarë të KLGJ-së, Anëtarë të Komisioneve të Vetingut, dhe ligjvënës rezultojnë direkt ose përfitues pikërisht nga këto miliona të çiftit Veliaj Xoxe.

Këto organizata, të financuara nga Soros dhe kontrolluara nga Erion Veliaj, nuk kanë shërbyer vetëm si mekanizma fitimi parash për familjen Veliaj. Ato kanë pasur rol të rëndësishëm në kapjen e sistemit të Drejtësië. Më sipër treguam se Klotilda Ferhati Bushka, aktualisht deputete e PS dhe drejtuese e Komisionit të Ligjeve në Kuvend, ka ofruar shërbime ekspertize dhe konsulence për disa vite për shoqatën e Integrimit të Zonave Informale dhe Balkan Youth Link Albania. Më pas, Klotilda Ferhati duket se u shpërblye duke u bërë deputete dhe sot dretjeuse e komisionit të ligjeve në Kuvend, aty ku kalojnë aktet ligjore dhe nënligjore edhe për Reformën në Drejtësi.

Vetë Ajola Xoxa, nëpërmjet institutit “Benussi”, të drejtuar prej saj, ka organizuara aktivitete dhe konferenca për reformën në Drejtësi, ku pjesëmarrës të shpeshtë të tyre, kanë qenë Kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi, drejtuesi i shkollës së Magjistraturës Arben Rakipi dhe funksionar të tjerë të drejtësisë, të cilët janë akuzuar nga opozita se i shërbejnë qeverisë.

Kapja apo ndikimi në sistemin e drejtësisë ka qenë edhe në sektorët kyç, ata që kanë pasur në dorë fatet e vettingut dhe emërimin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve. Narueda Llagami, ish Kryetare e Këshillit të Lartë Gjyqësor, në CV e sa deklaron se për disa vite ka punuar në Shoqatën për Integrimin e Zonave Informale, kontrolluar nga Erion veliaj dhe Ajola Xoxa. Zonja Llagami rezulton një prej bashkpunëtoreve më të ngushta të Ajola Xoxes në këto Ojf. Dy zonjat sëbashku, në janar të vitit 2017 kanë nxjerrë një botim për kuadrin ligjor mbi shërbimet e kujdesit shëndetësor. Ky botim është financuar nga Instituti Benusi. Suksesi i këtij punimi shkencor e katapultoi Llagamin, në krye të KLGJ-së, defakto institucioni i emërimeve dhe kontrollit të të gjithë gjyqtarëve në republikën e Shqipërinë.

Në 31 janar, mbahet konferencë Shkencore për Reformën në Drejtësi, e FInancuar po nga Instituti Benusi. Sipas axhendës, veç të tjerëve, në këtë kofernecë pjesë ishin edhe Sokol Sadushi, sot kryetar i Gjykatës së Lartë, Arben Rakipi, sot Drejtues i Shkollës së Magjistraturës dhe Maks Haxhia, Kryetar i Dhomës së Avokatisë.

Në mars të 2017, një tjetër aktivitet me pjesmarrjen e Irakli Koçollarit dhe professor Artan Hoxhës, tema Reforma ne Drejtesi. Irakli Koçollari do të shpërblehej me punësimin e vajzës së tij si drejtuese në Bashkinë e Tiranës dhe të fondeve që do të përfitonte vajza tjetër, nëpërmjet kompanisë ANK- Arcitecture po nga Bashkia Tiranë.

Një tjetër emër, i përfshirë në rrjetin e organizatave të kontrolluara apo drejtuara ng Erion Veliaj, dhe Ajola Xoxa është Roland Ilia. Që prej korrikt të vitit 2023 mban detyrën e Kryetarit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili ka pasur në dorë fatin e qindra gjyqtarëve dhe prokurorëve në vend. Roland Ilia ka qenë relatori i Vetingut të munguar të Altin Dumanit, i cili sot duhet të hetojë Erion Veliajn.

Teksa Roland Ilia ka kaluar në vetting Altin Dumanin, duke mos gjetur asnjë shkelje për tre apartamenetet e Altin Dumanit, vetë kreu i KPK ka një lidhje të hershme me Erion Veliajn. Në vitin 2009, kur lëvizja “Mjaft” u shndërrua në partinë politike “G99”, Roland Ilia ishte i dyti në listën e kandidatëve të Shkodrës për një mandate deputeti.

Nuk ka mjaftuar me kaq. Në vitin 2015, tre organizatat e kontrolluara nga Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa, Balkan Youth Link Albania, Benussi dhe SHIZI, sëbashku me disa të tjera, themeluan Koalicionin për Zgjedhje të Lira e të Ndershme, që monitoroi zgjedhjet vendore të vitit 2015, ku Erion Veliaj u zgjodh kryetar i bashkisë së Tiranës.

Ky koalicion, përbëhej nga Aleanca Gjinore për Zhvillim, (Organizate e themeluar me fondet e Soros): E themeluar nga Delina Fico dhe drejtuar deri dje nga Milva Ekonomi dhe Eglantina Gjermeni. Ne Bord jane Iris Luarasi, Valdete Sala dhe Arlinda Dudaj.

LINJA E KESHILLIMIT PER GRA DHE VAJZA (Organizate e themeluar me fondet e Soros): Iris Luarasi, perfaqesuese zyrtare e PS ne cdo debat TV!

BALKAN YOUTH LINK – ALBANIA(Organizate e themeluar me fondet e Soros): (eshte organizata qe ka themeluar dhe perfaqesuar Levizjen MJAFGT 2003-2005 derisa MJAFT u regjistrua ne Gjykate): perfaqesues zyrtar kane qene Erion Veliaj (Kandidat per Kryetar Bashkie), Arbjan Mazniku (Zv.Minister Arsimi), Endri Fuga (Adjutanti i Rames), Leart Kola (Drejtor i Rinise ne MMRS), Andi Kanaj (Drejtor i AMSHC), Floran Pustina (punedhenesi i Ajoles ne perfaqesimin ligjor te skandalit te pastrimit te parave qe plasi sot ne media).

LEVIZJA EUROPIANE (Organizate e themeluar me fondet e Soros): Sot perfaqesues gruaja e Ditmir Bushatit dhe dje Ditmir Bushati sot Minister i Jashtem

SHIZI (Organizate e themeluar me fondet e Soros): E perfaqesuar nga Ejona Isufaj dhe kandidate e themeluese e G99, sot drejtore ne MASH e perfolur per doktoraturen fallco te Vitrinat!

Dy vite më pas, pot ë njëjtat organizata do të angazhoheshin drejtëpërsëdrejti në një fushatë për Reformën në Drejtësi. Ku shpesh kanë luajtr një rol aktiv për presion ndaj ndërkombëtarëve për të mbështetur procesin e vettingut apo për të dënuar verbalisht artikujt investigativ të gazetarëve, ndaj ambasadorëve të dyshuar për korrupsion me qeverinë.

Në vitin 2017, këto organizata, bëhen gjithashtu bashkë duke firmosur një peticion drejtuar krerëve të politikës shqiptare dhe ambasadave për të mbështetur Vettingun, ku këto organizata akuzonin opozitën se po bllokonte procesin e Vettingut. Ato u bënin thirrje ambasadorëve të SHBA, BE dhe OSBE, Lu, Vlahutin dhe Borxhardt, që ti ushtronin presion Kuvendit për miratimin e kuadrit ligjor, që ti hapej rruga nisjes së procesit të Vetingut. Mes këtyre organizatave domninonin ato të Erion Veliajt, Lëvizja Mjaft, Balkan Youth Link Albania, SHIZI, Instituti Agenda, etj.

Në 11 maj të vitit 2017, 22 gra me ndikim në jetën politike, solidarizoheshin me ambsadoren e BE-s në Tiranë, Romana Vlahutin, kundër një artikulli investigativ që kishte bërë gazetari i ndjerë, Kastriot Myftaraj. Mes tyre gjendeshin emrat e Vasilika Hysi Milva Ekonomi Olta Xhaçka, Delina Fico, Klotilda Ferhati, Eglantina Gjermeni, Milena Harito, si dhe dy shoqatat e Ajola Xoxës, BYLA dhe SHIZI.

Floran Pustina, themelues i MAJFT dhe një nga njohjet e vjetra të Erion Veliajt, përfshihet në këtë skemë. Emri i Pustinës do të lakohej për herë të parë në publik për aferën e inceneratorëve, por jo në dosjen ndaj Erion Veliajt dhe drejtorëve të tij, por në dosjen e SPAK për Arben Ahmetaj, kur iu drejtua kuvendit me kërkesën për arrestimin e tij. Në këtë dosje, përmendet dhjetëra herë shtetasi Floran Putina.

Sipas hetimeve, Floran Pustina është përzgjedhur nga Klodian Zoto të hartonte kontratën e inceneratorit të Tiranës. madje duke hartuar edhe vendimin e këshillit bashkiak që do të miratonte Erion Veliaj, por nuk u miratua kurrë.

Sipas SPAK, Floran Pustina ka përpunuar bashkë me Klodian Zoton dhe Alba Thomën vendimin e Këshillit Bashkiak për inceneratorin e Tiranës.

“Me datë 31.08.2017 ora 20.17.21 shtetasi Floran Pustina i percjell shtetases Valbona Ballgjini në adresën e kësaj të fundit zyrtare valbona.ballgjini@moe.gov.al email me titull: “kontrata clean”.

Më datë 01.09.2017 ora 11.37 am Valbona Ballgjini ia përcjell shtetases Alba Thoma në adresë zyrtare dhe kjo e fundit më datë 01.09.2017 ora 12.09 pm ia përcjell vetes së vet në adresën e saj private albathoma82@gmail.com. Më pas më datë 01.09.2017 ora 12.10 nga adresa e vet private albathoma82@gmail.com ia përcjell shtetasit Klodian Zoto. Bashkalidhur është dokumenti me autor Alba Thoma dhe modifikuar për herë të fundit nga Floran Pustina, krijuar dhe modifikuar më datë 31.08.2017, konkretisht kontrata e koncensionit për ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitim i venddepozitimeve ekzistuese Tiranë dhe prodhimin e ergjisë elektrike Zona e Trajtimit të mbetjeve Tiranë e muajit gusht 2017.  Më datë 21.09.2017 ora 09.28 Floran Pustina i dërgon i ka shkruar adresës: floran.pustina@tashkopustina.com: Klodi, Flonia Pls. Check.  Më datë 21.09.2017 Klodian Zoto i përcjell email Alqi Bllakos me titull “Vendim i K.Bashkiak”. Bashkalidhur është vendimi i Këshillit Bashkiak Tiranë, me kryetar Aldrin Dalipi, draft me nr 8 datë 2017 ku parashtrohet se me propozimin e Ministrisë së Mjedisit, Këshilli Bashkiak Vendosi:

1.            Të miratoje angazhimet e Bashkisë Tiranë konform Aneksit IX të kontratës së koncensionit se datës 31.08.2017 lidhur mes Ministrisë së Mjedisit dhe shoqërisë koncensionare Energy Integrated BV SPV sh.p.k. me objekt “Për ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitim i venddepozitimeve ekzistuese Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike” dhe në tërësi të japë pëlqimin e Bashkisë Tiranë si një prej njësive vendore të Qarkut Tiranë, përfituese të projektit.

2.            Të autorizojë kryetarin e bashkise të firmosë formën e angazhimit mbi angazhimet e njësive të qeverisjes vendore të qarkut Tirane, konform kontratës së koncensionit firmosur nga Ministri i Mjedisit.

3.            Ngarkohet drejtoria e përgjithshme e për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi dhe angazhimeve të Bashkisë Tiranë.

4.            Ky vendim hyn në fuqi sipas përcaktimeve të pikës të nenit të ligjit nr. 139/2015 për “Vetëqeverisjen vendore”.

Bashkëshortja e Floran Pustinës, është prokurorja Pranvera Pustina sot Shefe e Kabinetit e Prokurorit të Përgjitshëm Olsian Çela, duke treguar gjithshtu një tjetër element që tregon ndikimin e Erion Veliajt në sistemin e drejtësisë. Një nga rastet më flagrante të përdorjes së Prokurorisë së Përgjithshme është zvarritja që I është bërë korespodencës më autoritetet greke për të konfirmuar dëbimin dhe dënimin për Gjyqtaren Irena Gjoka Maneku, e cila me vendimet e saj la për një vit të izoluar liderin e opozitës Sali Berisha. Gjithashtu, gjyqtarja Gjoka, për të cilën prokuroria e Përgjithshme zvarrit shkarkimin, ka ndidkuar edhe në disa dosje të tjera, përfshi atë të Inceneratorit të Tiranës, ku Floran Pustina rezulton i përfshirë./Syri.net

About Krye Redaktor

Check Also

Veliaj shantazhon gazetaren pse i publikoi aferat korruptive

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shantazhon gazetaren që ka publikuar fakte të shumta …