Berisha: Gjyqi publik ndaj hajdutëve është bërë dhe do bëhet në Kuvend mbi bazë dokumentesh

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në parlament, deklaroi se, gjyqi publik ndaj hajdutëve të qeverisë, është bërë dhe bëhet me dokumente.

Berisha theksoi se, nëse akuzat nuk janë të vërteta, të shkohet në gjyq, për shpifje.

“Zonja dhe zotërinj deputetë, nuk mund të mos denoncoj brutalitetin me të cilën kryetarja i pret fjalën deputetes dhe proteston për faktin e vetëm se ajo i drejtohet asaj me epitetin që i drejtohet mbarë Shqipëria.

Në rast se ndonjë njeri këtu në parlament u thotë hajdut, pa u bazuar në dokumente zyrtare, ju keni të drejtë ta padisni për shpifje.

Por në qoftë se mbi bazë dokumentesh këtu bëhet gjyqi publik i hajdutëve, është bërë, do bëhet, do bëhet dhe do bëhet”, tha Berisha gjatë fjalës së tij të marrë për procedurë në parlament.

About Redaksia

Check Also

Vera me vlerë 2.8 milionë euro/ Gafa e madhe-Kujt ja dorëzoi shishet e verës SPAK…

Skandali i zhdukjes së shisheve të shtrenjta të verës që u zbuluan në një qilar …