Berisha: Zhgënjimi më i madh i jetës sime politike është Lulzim Brava!

Kryetari i PD, Sali Berisha thotë se zhgënjimi më i madh i jetës së tij është Lulzim Basha.

Në emisionin “Opinion” tha se blindimi i selisë blu më 8 janar tejkaloi gjithçka dhe sipas tij lejoi veten të keqpërdorej.

“Zhgënjimi im më i madh në jetën time është Lulzim Brava, hajde pabesia. Po kur u fut në ato procese me brava dhe blinda, por ky me disa qëndrime dhe disa sjellje tejkaloi çdo njeri që nuk mund t’i bënte kurrë. Ky është më i madhi, pa diskutim. Ai ishte normal ai njeri, nuk mund të them. Ai e lejoi veten të keqpërdorej në masë ekstreme. Lerë më mirë mos flas për të”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Paketa Fiskale 2027, bizneset kërkojnë shtyrje, paralajmërojnë humbje pune, rritje çmimesh, faliment

Paketa Fiskale 2027 ka hasur në kundërshtime të shumta nga përfaqësuesit e biznesit, të cilët …