Tallja e Rakipit me Lulin: Në Atlantik ka vetëm peshq, ti thua kemi kolosë! Ku i ke, mor aman se na çmende

Bëmat e Lulit nuk kanë të sosur! I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” me Ylli Rakipi, ku ky i fundit e ka trajtuar si Pëllumb Pilincin dhe Selami Jenishehrin e famshëm, Luli teksa vijon të bëhet meme çdo herë që del në Tv, ka rënë pre e një talljeje epike nga moderatori Rakipi.

Kur Luli deklaronte se kam listë me 140 deputetë, kam kolosë të mendimit… dhe jam euroatlantik, Rakipi i ka thënë, ç’atlantik mo vlla, ti s’ke njerëz, në Atlantik ka vetëm peshq.

Tallja në studio

Rakipi: Çfarë alternative, ti nuk ke emër tani.

Basha: E kemi Demokratët Euroatlantik. Do të përdorim hapësirën që na jep Kodi që lista e hapur dhe program ynë të jenë ofertë.

Rakipi: Kjo demokratët euroatlantikë, do t’i kërkosh në oqean tani, ngaqë nuk ke këtu?. Në Atlantik nuk ka njerëz o vlla, peshq ke… Ti thua jemi demokratët euroatlantikë, ai e ka rrëmbyer të gjithën pronën e vet…

About Redaksia

Check Also

Skandali 3 mln euro me shkollën në Manzë/ Garo: Do të hetohen dhe ndëshkohen abuzuesit me fondet e rindërtimit

Deklarata e zëdhënëses së PD, Floriana Garo: Ajo që po ndodh me fondet e rindërtimit …