Anëtari i këshillit bashkiak, Jonathan Pano tha gjatë fjalës së tij në protestën para Bashkisë së Tiranës se, çfarë duhet të bëjë më shumë Erion Veliaj që t’i jepet fund këtij regjimi. Ai tha më tej se, duhet të protestojmë kudo, në çdo qark t’i japim grushtin e fundit këtij regjimi.
“Që nga prilli kemi qenë këtu çdo javë për të protestuar për të drejtat tona, për familjet tona për të protestuar për qytetin tonë. Ne do vazhdojmë të ja dalim deri në shembjen totale të këtij regjimi, deri sa demokracia të rikthehet në Shqipëri. Derisa e ardhmja e fëmijëve tanë të jetë e sigurte këtu. Sepse kemi vendosur që të ardhmen tonë do ta ndërtojmë këtu.
Tani që po flasim do të duhej të zhvillohej brenda në sallën e Këshillit Bashkiak, mbledhja e komisionit të strehimit social. Por dera është e mbyllur, i kanë vënë zinxhirin. A e dini që javën tjetër miratohet buxheti i 2025 i bashkisë dhe nga viti i ardhshëm do të paguajmë thuajse 90 mije euro në ditë për inceneratorin që nuk ekziston. Është tallje. Është përdhosje e qytetarëve të Tiranës.
Deri ku duhet të shkojë. Çfarë duhet të bëjë më shumë Erion Veliaj që t’i jepet fund këtij regjimi. Prandaj të gjithë të rinjtë, njerëzit shpresë mirë e të gjithë ata që duan ta ndërtojnë të ardhmen këtu duhet të gjithë të jemi së bashku në çdo shesh e qark për të udhëhequr mosbindjen civile.
Me 23 dhjetor ti japim grushtin e fundit këtij regjimi”, tha Pano.