Gazetarja Alba Kepi, duke folur në protestën tek Bashkia e Tiranës, u shpreh se 34 vite më parë në këtë shesh u hodh një regjim, e ndërsa sot ky shesh është turp i këtij sistemi e kjo bashki përbëhet nga shumë hajdutë, ku një hajdut bën një drejtori, me një kryehajdut që quhet Veliaj.
Ajo tha se, këta njerëz presin që Tirana të bëhet më mirë, por me këtë sistem e këto hajdutë asgjë nuk ka më mirë por po shkon më keq.
“Një shekull më parë në Tiranë, të jesh patriot do të thotë të ishe shqiptar dhe ju jeni shqiptar, me vetitë më të mira të shqiptarizmit, për të folur shqip dhe për të mbrojtur traditën shqiptare, për të mbrojtur të drejtat e familjes apo atë që e djathta jonë na bashkon në çdo mision.
34 vite më parë në këtë shesh u hodh një regjim, sot ky është një shesh me drita artificiale, muzikë joshqiptare, të bërë me paratë tuaj.
Sot ky shesh është turp i këtij sistemi e regjimi e kjo bashki përbëhet nga shumë hajdutë, ku një hajdut bën një drejtori, shumë hajdutë bëjnë shumë drejtori, të cilët drejtohen nga një kryehajdut që quhet Erion Veliaj.
Të gjithë bashkë këto bëjnë një sistem hajdutllëku që po na vjedhin çdo ditë.
Unë jetoj në lagjen 9, një nga zonat në zemër të Tiranës dhe mbrëmë ishim dy-tri orë pa drita pasi vidhen paratë e këtij kombi të kësaj bashkie, njerëz të sëmurë e me halle në mes të dimrit pa drita.
Këta njerëz presin që Tirana të bëhet më mirë, por me këtë sistem e këto hajdutë, asgjë nuk ka më mirë, por po shkon më keq.
O do jetojmë, o do jetojmë, një jetë më kryehajdutë nuk është jetë”, tha Kepi.