Berisha: Ndërkombëtarët e dinë që Edi Rama nuk bën zgjedhje!

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar tha se, ndërkombëtarët e dinë që Edi Rama nuk bën zgjedhje.

“Ne kemi bërë një betejë të madhe për votën e lirë, por sot e kemi sanksionuar në mbarë botën, në spektrin e djathtë se zgjedhjet këtu janë fasadë, se zgjedhjet janë farsë.

Zgjedhje të përsosura në aparencë bëjnë diktaturat.

Kur dëgjoj njerëz që dita e zgjedhjeve ishte e qetë, unë gjithnjë se ditët më të qeta të të gjitha kohërave në zgjedhje, kanë qenë zgjedhjet e diktaturës. Aty nuk pipëtinte gjë, shkonin me grusht, hidhnin votën.

Pra këto morën fund dhe ishte një detyrim i yni, shumë ky, për arsye se zgjedhësit tanë ishin të përçmuar.

Në një anë votën ua diktonte vrasësi, ua diktonte qeveritari, ua diktonte terroristi patronazhist, ua diktonte aktivisti. Në anën tjetër, nuk kishte ndonjë njohje ndërkombëtare, dhe tani kjo është e sanksionuar. Është e njohur.

Edi Rama nuk bën zgjedhje, Edi Rama bën farsë elektorale”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Skandali 3 mln euro me shkollën në Manzë/ Garo: Do të hetohen dhe ndëshkohen abuzuesit me fondet e rindërtimit

Deklarata e zëdhënëses së PD, Floriana Garo: Ajo që po ndodh me fondet e rindërtimit …