Berisha: S’ka patur Shqipëria një armik si Rama, shfarosi mbi 1 milionë shqiptarët në 10 vite!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën si armikun më të egër të Shqipërisë. Berisha tha se, nuk ka patur Shqipëria një armik si Rama, që t’i shfarosë shqiptarët në 10 vite mbi 1 milionë. E pse? Sepse do të vjedhë ditë e natë’, u shpreh Berisha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së.

“Ndaj do ulemi secili, por do ulemi me çdo qytetar të çdo bindje, se unë nuk besoj se nuk ndihen të zhgënjyer, nuk ndihen të fyer dhe të poshtëruar pensionistët për partinë që kanë votuar. Se nuk ka rëndësi.

Në 8.2 mld euro, u lënë 16 milionë euro. Ata janë 800 mijë, ata janë shumicë sot. Si grupmoshë ata janë shumicë sot.

Prandaj të ulemi me ta, të ulemi me secilin prej tyre. Të ulemi me çdo të ri, sepse për këtë qeveri të rinjtë nuk ekzistojnë.

Në një farë mënyrë, sigurisht, nuk janë një, por ky qendrim që mbahet sot ndaj të rinjve, që: nuk keni këtu perespektivë, por ikni, ngjason me internimin që bëhej dikur.

Sigurisht në qasjen e kushteve është tjetër, sepse ai shkon jashtë, në një vend të lirë. Por në rrafshin e ëndrrës së tij për ta ndërtuar vendin e tij, nuk e lenë. Ndaj edhe, kanë ikur pothuaj 600 mijë të rinj.

Nuk ka patur Shqipëria një armik si ky, kurrë. Që t’i shfarosë shqiptarët në 10 vite mbi 1 milionë. E pse? Sepse do të vjedhë ditë e natë.

Nuk jemi njësoj, dhe ta mbani fortë këtë.

Le të dalë një dhe të më thotë, se vëllai i këtij ministri gjatë periudhës së PD fitoi këto, fitoi ato. Të dalë një njeri.

Jo morë zotëri, konflikti i interesit është i ligjit. Ishte i hekurt.

Kurse këtu, këta të gjithë buxhetin e ndajnë me bizneset familjare. Shumë shumë e padrejtë. Kjo është mënyra.

Pse nuk mbetet gjë për qytetarin? Sepse i marrin familjarët e qeveritarëve. Janë bërë të panumërta në një shkelje flagrante të Kushtetutës dhe të ligjeve.

Deputetja 10 mijë metra tokë, burri investitor strategjik, e mbajnë aty. Po pse, e mbajnë aty? Sepse janë vet si ajo.

Ndaj dhe, është shumë e rëndësishme ta krijojmë këtë front mbi bazën e një premtimi solemn përpara tyre, se ne nuk flasim për ‘lugë të artë’, por ne këtë situatë do ta përmbysim dhe do nisim përsëri vrapim të dalim në krye.

Është e vështirë, se kanë ecur të tjerët, nuk na kanë pritur, përkundrazi ato kanë ecur, ne kemi rënë poshtë. Por, përsëri mund të dalim.

Burimet që ka Shqipëria nuk i ka asnjë vend tjetër, as dhe një vend në rajon nuk ka këto burime që ka Shqipëria. Dhe ato do ua kthejmë qytetarëve prapë”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Skandali 3 mln euro me shkollën në Manzë/ Garo: Do të hetohen dhe ndëshkohen abuzuesit me fondet e rindërtimit

Deklarata e zëdhënëses së PD, Floriana Garo: Ajo që po ndodh me fondet e rindërtimit …