Nga Iva V.GRILLO
Pas “cirkut” të fundjavës, le të kthehemi në realitet!
Para disa ditësh u shfaq në media një emision investigativ.
Një kronikë e frikshme e akrobacive ligjore (dhe jo vetëm) që bëhen nga njerëz në majën e pushtetit për të fshehur korrupsionin dhe konfliket e pastra të interesit ndërmjet aktiviteteve private dhe funksioneve publike që mbajnë.
Asnjë çudi për allishverishet e çiftit Veliaj, por ajo që del qartë është aktivizimi i paskrupullt i një sëre të tërë “gjyshërish, dajosh e xhaxhallarësh” për të fshehur gjurmët e korrupsionit dhe imoralitetit të tyre politik dhe jo vetëm.
E qartë që çifti Veliaj nuk e ka për gjë të bëjë “qepaze” emrat e të afërmve për të mbuluar korrupsionin e vet… po këtyre “nënave, gjysheve, dajove, xhajo-ve” etj… nuk u vjen pak keq/turp të shikojnë sesi emrat e tyre përdoren si mburojë e babëzisë e luksit të Veliaj &co…në kurriz të gjyshërve, dajove, xhaxhallarëve të tjerë të këtij vendi.