Protesta e 23 dhjetorit/ Këlliçi në Laprakë: Zgjedhjet e lira dhe qeveria teknike e vetmja zgjidhje!

Drejtuesi politik i Qarkut Tiranë, Belind Këlliçi, ka zhvillur një takim me kryesinë e degës numër 11 në Laprakë, ku janë diskutuar rreth detajeve të protestës së datës 23 dhjetor.

Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi shprehet se zgjedhjet e lira dhe qeveria teknike janë e vetmja zgjidhje për Shqipërinë.

“Lapraka dhe këtë herë do të jetë në ballë të aksionit. Qeveria teknike dhe zgjedhjet e lira e të ndershme, janë e vetmja zgjidhje për Shqipërinë.  Këtë javë do të jemi kudo, në çdo cep të vendit, për të sensibilizuar dhe mobilizuar çdo shqiptar, që të bashkohet me ne.  Koha nuk pret më!  O sot, o kurrë,” shprehet Këlliçi.

About Redaksia

Check Also

Skandali/ Gazetari: Manastirliu fshehu email-in ku kërkohej hetim për abuzimet në QSUT

Gazetari Osman Stafa ka denoncuar ditën e sotme në rrjete sociale një skandal të rëndë …