Gazetari Klodian Tomorri ka denoncuar masakrën financiare që po ndodh në bashkinë e Durrësit që drejtohet nga Emiriana Sako e PS-së, e cila me procedurë të kufizuar ka ë dhënë 3.1 milionë euro për disa suvatime dhe ndërtimin i një palestre tek gjimnazi i Manzës.
Sipas Tomorrit, justifikimi për këto kontrata skandaloze, vazhdon të jetë ende tërmeti.
Ai i ka bërë thirrje dhe SPAK-ut që të mbyllë sytë e veshët përballë kësaj masakre financiare që po ndodh në bashkinë e Durrësit.
‘SPAK-u mund ta bëjë veshin e shurdhër sa të dojë, por ajo që po ndodh me fondet e rindërtimit në Durrës është një masakër financiare e dhunshme.
Gjakderdhje.
Janë prokuruar me qindra milionë euro kështu.
Shikoni si nuk lënë as qindarkën e fundit.
Dhe sa të djallëzuar janë, pale.
Ndërtimi i gjimnazit te ri Manzës thonë. Gjimnazi është i ndërtuar, këta do bëjnë thjesht suvatime dhe një palestër shtesë. 3 milionë e 115 mijë euro.
Ka 6 vjet tërmeti që ka rënë dhe aty bëhen tenderat me pazare në tavolinë’, shkruan gazetari Klodian Tomorri në Facebook.