Vrasja e 14-vjeçarit/ Prindërit e Martinit letër ambasadës së SHBA dhe kreut të opozitës, Berisha

Prindërit e 14-vjeçarit, Martin Cani, i cili u ther me thikë në shkollën “Fan Noli” i janë drejtuar me një letër ambasadës së SHBA në Tiranë.

Letra e familjes Cani i është drejtuar edhe institucioneve shqiptare, presidentit, kryeministrit dhe kreut të opozitës Sali Berisha.

“U vra në institucionin e shkollës që konsiderohej institucion i sigurt i shtetit shqiptar. Ka tentativa për të manipuluar ngjarjen, për të shpëtuar fajtorët. Ka mbi dy javë që po përjetojmë si një vrasje të dytë të Martinit, papërgjegjshmërinë e sjelljes së disa institucioneve shqiptare, për faktin që askush prej tyre nuk po merr përgjegjësi e të japë dorëheqje për shkak të paaftësisë së tyre që më shkaktuar humbjen e djalit”, thuhet mes të tjerash në letër.

About Redaksia

Check Also

“Kapo”, pseudonimi i Ramës tek mafia/ Agasi 30.2 milionë euro në 9 muaj

Gazment BARDHI Nga “Palloshi i gjatë” i Belinda Ballukut, tek “Kapo” i Ergys Agasit! Edi …