Nga Ilir LEVONJA
Ambasada e Amerikës e nis deklaratën me një gjoja dhebshuri për një opozitë të shëndetshme (Healthy opposition). Ku dashje pa dashje, megjithëse gjasat janë 100% me dashje, është bërë pjesë e korit propagandistikë të qeverisë, pasi nuk hap dot një televizor, ashtu si në një ekstazë të papërgjeshme, makineria virtuale shqiptare merret me opozitën. Mund të plasin skandale pas skandali, mund të thinjet sa të dojë Rama në pushtet, prapë të gjithë merren me opozitën.
Rrezik edhe kur të vdesi Berisha, prapë do merren me atë. Por edhe kur nuk e kishte pushtetin Berisha, pushtetin e opozitës, por Luli. Edhe atëhere thoshin, opozitë kot, e komandon Berisha nga mbrapa etj. Kjo ndodhte dhe ndodh pasi nuk ka më asnjë indicje nga ku mund të kuptosh se në Shqipëri ka të paktën 40% demokraci. E gjitha është një autokraci, dhunë, kërcënim, rrahje publike, sekuestrime po publike pavarsisht propagandës për një drejtësi të re.
Ai që vjedh është pushteti, aq sa sot nuk është e vështirë për ta kuptuar luftën e ashpër brenda grupeve të interesit kriminal se kush është më i fortë, grupi kryeministrisë, grupi i qeverisë, i Shijakut, Shkodrës, Elbasanit, Krujës, se, kush i bën listat e deputetëve në qarqet e vendit, prapë studiot merren me opozitën. Po mirë moj, zonja e e deleguar a zonja ambasadore, por shëndetin e demokracisë, a do flisni ndonjëherë. Gjykata tuaja kanë dënuar shtetas amerikanë për manipulime me qeverinë aktuale shqiptare, si lobime, nxjerrje të sekretit shtetëror, rryshfet fushatash, si rasti McGonagal, dhe asnjë deklaratë publike, por go on qeveri e krimit.
Zonja ambasadore e Amerikës, dakort, nuk do bashkëpunoni me Sali Berishën, po me Donald Trampin, a do bashkëpunoni? Edhe ai, ka 32 akuza, deri në përdhunim, a kapje me zor, i themi ne nga Shqipëria, asnjëra nuk u vertetua, megjithëse nuk mbeti këmbë prokurorie nga shtete të ndryshme pa e akuzuar. Shkonte gjykatave lart e poshtë Amerikës, me akuza, por paralelisht bëri fushatë, fushatë të ashpër, pasi ju duhet ta dini mirë se roli i opozitarit nuk është më i tillë nëse bën një fushatë kurvash.
U bastardua, u qëllua, u përgojua por fitoi dhe bindshëm, pasi në Amerikën e madhe vullneti i shoqërisë është i pa manipulueshëm. Këtë kërkojnë edhe forcat progresiste në një vend të vogël si Shqipëria. Shëndetin e demokracisë, funksionimin e saj. Jo regjimet e tipit Asad, Putin, Erdogan, Vuçiç, Dodik, etj.
Po me kryeministrin aktual të Shqipërisë përse bashkëpunoni. Fal atyre aplikacioneve të përgjimit, shqiptarët po shohin sot se shumë janë vjedhur nga ai, qoftë financiarisht ashtu edhe e drejta e votës, madje dosja 184, nuk hetohet fare ku për ironi të fatit të shqiptarëve, ai që bëri masakrën elektorale, sot është në krye të drejtësisë. Nuk e di se çfarë do ishte bërë në Amerikë nëse një hajdut do merrte frenat e dikasterit të drejtësisë?!
Pa dashur të përmend vite, fakte ngjarje, ku pjesa dërrmuese e shqiptarëve që e duan demokracinë si rend social, adhurojnë Amerikën bash për këtë, që individi nuk e ndalon kurrë luftën për të drejtat e tia, a do të flisnin ndonjëherë, apo do i themi krimit, gangove, regjimit etj., go on. Në Shqipëri nuk ka më demokraci, kishte deri diku, por tanimë nuk ka. Eshtë çmenduri ta mendosh një mandat të katërt, një dështim që e çon vendin krizë pas krize, edhe pse ka patur qeveritarë të susksesshëm si rasti Angela Merkelit në Gjermani. Krizat janë deri vulgare, pasi nuk e pranon shëndeti i një demokracie.
Sot nuk ka këmbë ps-isti që të thotë mjaft, le të hapim krahun. Të gjithë janë kthyer në punëtorë defterësh të tipit survejues e kërcënues deri tek emigrantët. Kanë filluar me fletore, kërkojnë emra, adresa, telefonë etj. Po kjo nuk është një cënim flagrant i të drejtës së votës. A nuk është një e drejtë kushtetuese e vrarë publikisht.? Këto ju nuk shikoni, shikoni vetëm shëndetin e opozitës, kur faqja e zezë e Shqipërisë, është pushteti, demokracia e vrarë po publikisht dhe ditë më ditë.