Pseudonimi “Ido Mankuta” i spiunit të Sigurimit të dënuar me 15 vite burg për krime kundër njerëzimit

Sharlatani Idajet Beqiri, del në televizione, ku përveçse jargavitet si tellall mbrojtës i korrupsionit të kupolës së pushtetit, hiqet si avokat  i madh, intelektual  e qytetar i ndershëm.

Kur faktikisht, edhe nga ekrani shërben si mashtrues, shtrembërues i ligjeve e provave dhe kërcënues i prokurorëve e gjyqtarëve.

Por drejtësia shqiptare e njeh mirë Idajet Beqirin, mbasi e ka në dosjet e saj si të dënuar me 1 vit burg më 30 prill 1986, për falsifikim vendimesh gjyqësore në favor të një të dashure kameriere, kur ishte Kryetar i Gjykatës-Krujë.

Sharlatani Idajet Beqiri, që krekoset si avokat i shquar ndërkombëtar, por nuk ka fituar as gjyqet e familjarëve të tij; është i stampuar në dosjet e drejtësisë shqiptare, me Vendimin Nr. 736, datë 28 shtator 1996 të Gjykatës së Tiranës.

Idajeti i Partisë është  dënuar 15 vite burg, me akuzën për krime kundër njerëzimit në bashkëpunim me drejtuesit e ish-diktaturës komuniste, kur Idajeti si gjyqtar dhe drejtues gjykate në vitet 1978-1986, ka dënuar me vdekje njerëz të pafajshëm, duke tejkaluar dhe përcaktimet e Kodit Penal të ish-diktaturës.

Sharlatani Idajet Beqiri, është stampuar edhe në dosjet e drejtësisë së Bashkimit Evropian, mbasi më 3 qershor 2010, me vendim te Gjykatës së Rajonit Liezh në Belgjikë, lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit dhe e Kasacionit e këtij shteti, është dënuar 4 vite burg për vjedhjen e vlerave të mëdha financiare nga emigrantët shqiptarë, nëpërmjet mashtrimit duke u prezantuar si drejtues i lartë i ushtrisë së Kosovës me emrin fals “Alban Vjosa”.

Sharlatani Idajet Beqiri që krekoset në ekrane si avokat i shquar, është arrestuar në Kosovë me 24 maj 2012, pas kërkimit ndërkombëtar nga Drejtësia e Belgjikës dhe i skeduar nga FBI e DEA, për mashtrime me viza perëndimore dhe drejtues grupesh trafiku droge e kontrabande me disa “të fortë” nga Tepelena, Vlora, Mallakastra e Fieri.

Më 12 tetor 2023, SHBA ka publikuar listën e personave të sanksionuar në të gjithë botën, mes tyre 29 shqiptarë nga Shqipëria e Rajoni me status politikanë, avokatë e biznesmenë, ku krahas emrit të ish-deputetit Aqif Rakipi, është Idajet Mane Beqiri, madje dhe me emrin Hidajet.

Ndërsa bashkëkohësit e viteve 1969-1991, Idajet Beqirin e njohin si ish-spiun të Sigurimit të Shtetit, me pseudonimin “Ido Mankuta”, ku sipas dosjes së tij personale, rezulton se ka spiunuar shumë bashkëfshatarë, kolegë e persona që ngarkohej ti gjurmonte e madje dhe familjarë të tij.

Afro 300 prej të përndjekurve nga spiuni Idajet Beqiri(Ido Mane Kuta), kanë përfunduar në internime, burgje, vetëvrasje e në pushkatim; madje disa janë dënuar më vdekje prej tij, kur ishte gjyqtar e kryetar gjykate i diktaturës.

About Krye Redaktor

Check Also

“New Eastern Europe” : Rama një autokrat që ka zhdukur demokracinë, pasoja të rënda nëse BE e mbështet

Alejandro Esteso Pérez Në pushtet të pandërprerë që nga viti 2013, kryeministri shqiptar Edi Rama …