Berisha: Olsi Rama është në hetim ndërkombëtar, do kërkojmë sërish paraqitjen e Ramës në interpelancë

Kreu i PD, Sali Berisha ka bërë të ditur se forca politike që drejton, nuk do të heqë dorë nga kërkesa pë rinterpelancë me kryeministrin Rama, për çështjene  të vëllait të tij, Olsi Rama.

Nga mbledhja e grupit parlamentar të PD, Berisha tha se, do insistohet për interpelancën me Ramën, pasi i vëllai i tij është në hetim ndërkombëtar për trafik droge.

“Prapë do insistohet që të paraqitet edhe në interpelancë.

Nuk ka kurajo, ka frikë ai.

Ai ka frikë, ka tmerr.

E pa tani që edhe i vëllai i Basharit merrej me drogë, tani kur i del në ëndërr Olsi, e ndjen veten shumë keq.

Që në fakt është absolutisht, e vërteta do dalë.

Fatmirësisht është në hetim ndërkombëtar. Fatmirësisht, po!”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Deklarata e gores së Ramës dhe përkthyesit të Arkanit/ “Gjermania është një ndër vendet më të korruptuara”

Duke folur për MCN TV, Haxhiu është shprehur se Gjermania është një prej vendeve më …