Të parët në rajon për analfabetizmin, të hënën ora 17 protestojmë për familjen dhe fëmijët

Albana VOKSHI

Zhvillimi i Teknologjis së Informacionit në arsimin shqiptar daton vitin 2005, fillimin e Qeversijes së PD ku ju dha prioritet i rëndësishëm. Shkollat e mesme dhe ato 9-vjecare u pajisën me laboratorët e PC (2100 laptop DELL, (një per çdo shkolle) dhe 2100 projektore (një për çdo shkollë). U zhvillua Sistemi i Manaxhimit Elektronit të Integruar, dhe përfundoi dixhitalizimi i një sërë procesve/procedurave si të: regjistrimit të nxënësve dhe provimit të Maturës; regjistrimit të studentevë; si edhe të provimit të shtetit, amza digjitale, lista e notave te shkollës se mesme. U përgatit një projekt për Distancë Leanrning (LMS) me mbështetjen e Austrisë, të cilin e implementoi dhe përfundoi në vitin 2016. Buxheti i planifikuar për këtë projekt në 2013 ishte 2.5 mln euro, ndërkohë që Qeveria Rama e rriti në 3.5 mln euro. Produktet e këtij projekti do të ishin shumë të rëndësishëm në kushtet e pandemisë Covid 19. Por, fakti tregon që ishte një dështim total.

Flitet shumë nga Qeveria për digjitalizimin, nuk ju përgjigj asnjë pyetje që bëra. Madje nuk kuptonte as terminologjinë. Unë flisja për analfabet funksional, ajo mendonte që flisja për analfabetë, që është një gjë krejt ndryshe. Por sic duket Mininstrja aktuale e arsimit akoma nuk i ka kuptuar disa prej termave që përdoren në arsim sepse si duket akoma e ka mendjen të koncesionet apo abuzimet në shëndetësi. Pra kur fllas për analfabetë funksionalë, flas për studimin e Bankës Botërore që e rendit Shqipërinë në vendin e parë në rajon për analfabetë funksionalë. Nuk e thotë opozita, e thotë Banka Botërore. PISA ka treguar nivelin e arsimimit në vitet e fundit në Shqipëri. Na ka mbetur në klasë! Të fundit në rajon. Jemi shumë larg edhe Kosovës. Falë keqadministrimit të politikave në arsim të Edi Ramës. Falë politikave antikombëtare të Edi Ramës. Sepse arsimi sot është në ditën më të zezë. Premtoi 5% të GDP buxhet për arsimin. Sot kemi nivelinmë të ulët ndonjëherë për arsimin. Por sic është arsimi sot është shoqëria shqiptare nesër. Studimi i UNICEF ka treguaar që nënfinancimi i arsimit universitar i shkakton ekonomisë dhe shoqërisë shqiptare humbje në vit 35 mln dollarë. Bëjini pak llogaritë për gati 12 vite që juve keni qeverisur, cfarë humbjë të madhe i keni sjellë ekonomisë së vendit!!!

Jomë kot pyeta qëparë: ku kanë shkuar mbi 20 mln EURO që janë alokuar për dixhitalizimin apo teknologji informacioni? Ministrja nuk ju përgjigj kësaj pyetjeje. E pyeta Ministren, cfarë ka bërë kunati i shokut Edi më rreth 8 mln EURO fonde që ka marrë nga Ministria e Arsimit dhe AKSHI? Zero produkti! Ndaj dh efëmijët nuk kishin mundësi të arsimoheshin gjatë kohës së COVID! Pse? Sepse ishin zhdukur fondet!! Pse? Sepse fondet i kanë shkuar kunatit! Pse?? Sepse fondet i kanë shkuar kompanive që janë pranë qeverisë! Dhe në kurriz të kujt? Në kurriz të arsimimit të fëmijëve!

Cfarë thotë Banka Botërore? Pas investimeve të mbi 20 mln EURO? Nuk ka infrastrukturë funksionale të IT në Shqipëri! Nuk ka platforma funksionale!

Banka  Botërore thotë që ka një nivel të ulët të aksesit në internet dhe për rrjedhojë, i aksesit të nxënësve në mësimin Online. Ose aksesi ka qenë i ulët ose nuk ka pasur fare akses.

Të paktën 30% e familjeve shqiptare nuk kanë as kompjuter, as laptop, as tableta në shtëpi. Në zonën rurale kjo shifër mund të jete edhe më shumë së 80 – 90 %.

O sipas raportit të Bankës Botërore që zonja Ministre nuk e kishte parë, mund tjau themtitullin që ta gjeni e ta lexoni: “The Economic and Social Impact of COVID-19: Education”

Raporti vërteton se pandemia thelloi diskriminimin dhe prapambetjen e nxënësve dhe studentëve të familjeve të varfëra dhe me të ardhura të pakta, të cilët nuk mundën të mbështesin fëmijët e tyre me PC, internet, etj. Raporti thotë që diferenca në nivelin e nxënësve qytet – fshat në Shqipëri, ka qenë rreth 1,5 vite shkollore dhe është thelluar në më shumë se 2 vite shkollore nga efekti i mbylljes së shkollave për shkak të pandemisë e për shkak të mungesës së infrastrukturës dhe për shkak të mungesës së mbështetjes nga ana e Qeverisë për familjet gjatë COVID. Arsimit gjatë COVID ka qenë dizastër!! Ka qenë dështimi më i madh i kësaj Qeverie. As sot nuk e pranoni që ka qenë dështim. Me pasoja shumë të rënda për fëmijët, me pasoja shumë të rënda për familjet shqiptare me pasoja shumë të rënda për shoqërinë.

Kjo con ujë vetëm të karrikja e Edi Ramës! Sepse Edi Rama këto vite ka ndjekur politikën e capës së bukës, politikën e dearsismimit, politikën e shpopullimit.

Sa më të varfër, aq më lehtë për të sunduar, sepse njerëzit do mendojnë për capën e bukës, nuk do të mendojnë për të protestuar. Sa më të paarsimuar, aq më lehtë sundon. Sa më e shpopulluar Shqipëria, aq më lehtë sundon!

Është politikë antikombëtare!! E Qëllimshme e Edi Ramës! Ndaj është arsimi në këtë ditë të zezë! Ndaj është kambanë alarmi për të gjithë ne deputetët sepse arsimi nuk duhet të jetë blu, nuk duhet të jetë i kuq, nuk duhet të jetë mavi!! JO! Arsimi duhet të jet ëpër të gjithë shqiptarët, për Shqipërinë! Është për Kombin!

Është e pafalshme kjo që keni bëre me arsimin. Në vend që të kërkoni ndjesë, na shpalosni dhe arritjet!

Shqipëria rezulton – thotë raporti pa infrastrukturë e pa platforma dixhitale!

Është rritur edhe diferencimi midis nxënësve shiptarë me ata të vendeve të BE.

Është rritur në mënyrë dramatike numri i fëmijëve në moshë shkollore që nuk ndjekin arsimin e detyruar si dhe akoma më i trishtë është numri i nxënësve që janë analfabetë funksionalë (të karakterizuara kryesisht me kompetencat në gjuhën amtare dhe matematikë), nga mbi 50 % që ka gjetur PISA 2018 Shqipëria sipas studimit të BB, në rajon lë mbrapa vetëm Kosovën, është përllogaritur mbi 60%. Të parët në rajon!

Cfarë është bërë me projektet që kanë kushtuar mbi 20 milionë EURO. Cfarë është bërë me projektin “Furnizim dhe instalim pajisje dhe tableta për integrimin e platformës e-learning, për shkollat e mesme të përgjithshme, 2015”. Ku kanë shkuar tabletat e Sami Frashërit kur u shemb? Janë zhdukur!! Ku kanë shkuar tabletat e shkollave të tjera të blera nga kredia apo donacionet e shoqatave apo kompanive private? Janë zhdukur!! Ose nuk përdoren më se ju ka ikur koha!

Cfarë është bërë me laboratorët dixhitalë? Zero!

Na përmendi Ministrja SMIP.por ju SMIP e dështuat një herë, më pas urdhëruat mësueset që të punonin orar pa orar, edhe të shtunave e të djelave që të hidhnin të gjitha të dhënat. Që nuk ishte detyrë e tyre. Ishte detyrë e kontraktorit. Dhe e bëtë me qëllimin e vetëm për të marrë të dhënat personale të fëmijëve ë të prindërve të tyre. Për t’i përdorur për efekte elektorale. Për të shkuar përsëri te vota, sepse po shfrytozoni të dhënat personale të fëmijëve, të prindërve të tyre – gjithshka pë rnjë qëllim të vetëm, për të marrëtë dhënat personale e për t’i shfrytëzuar për zgjedhjet.

E theksova: sic është arsimi sot, është shoqëria jonë nesër!

Më tha Ministrja që po punon Qeveria në arsim. Po shiheni pak shkollën 11 Janari. Asnjë metër katrot i shtuar në projektin e ri. Po prishni mobliljet, pajisjet, laboratorët. Të gjitha mund tu ishin dërguar shkollave të tjera në fshatra apo qytete të tjera.

Është krim! Është abuzim! Po shembni muret e shkollës 11 janari,me të gjitha mobiljet brenda dhe mashtruat kur thatë që është bërë inventarizimi. Sa ëshët dëmi në këtë rast?

Shihni fotot” po i shembni me pajisje, mobilje, laboratorë brenda!! A është Krim ky? Me cfarë fondesh janë blerë këto mobilje apo pajisje? Me paratë e taksapaguesve shqiptarë që i hidhni në këtë mënyrë!

Kush mban përgjegjësi!! Mund të mbajë përgjegjësi Erjon Veliaj! Por ju distancohuni nga ai!!

Kjo situatë nuk mund te vijojë më!

Ndaj për hur të fëmijëve, për hir të familjeve,për hir të arsimimit të tyre, dhe të shoqërisë, ditën e hënë, në orën 17.00 të dalin të protestojmë që famijet tanë të mos largohen por të ngrenë të ardhmen e tyre në Shqipëri!

About Krye Redaktor

Check Also

Berisha: Do ta ndjekim me të gjithë mekanizmat tonë shkeljen e autonomisë vendore nga Edi Rama

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se, letra e përfaqësuesve të pushtetit vendor është …