Liçaj: Cjapi i Surrelit kënaqet që ne vuajmë! Duhet përmbysje e kësaj qeverie qelbësirash!

Aktori Neritan Liçaj ka bërë thirrje jo vetëm për rotacion politik, por për përmbysje të atyre që i cilësoi, si qeveria e qelbësirave.

Në protestën e radhës përpara Bashkisë së Tiranë, teksa qytetarë të shumtë sfiduan shiun dhe temperaturat e ulëta, aktori tha se është koha t’i themi mjaft eksodit masiv të shqiptarëve, pasi kjo rilindje jo vetëm që nuk e do kombin, familjen e veten e saj, por i urren ato dhe kënaqet me vuajtjet e tyre.

“Mos shikoni vetem kur ju kalon rroga, sepse pastaj mbetet vetëm çapa e bukës, dhe ky është problem i madh. Jemi në shek.21, jemi vendi që ka themeluar gjithë kulturat evropiane-perendimore, jo kjo lindore që na ka çuar në Kinë, ku hajde mere vesh se ç’duam në Kinë kur Roma ja ku është 2 orë larg. Me këtë kam kryer punë, lali është në rregull, ju ka thënë ju zdromasa. S’keni pak sedër, që ju ka thënë çunave shqiptarë ‘ju jeni zdromsa’. Të ma thotë mua ky, une e kam për fyti e jo t’i dal në mbrojtje.

Ajo partia e ‘41 ju vërsul veriut, dhe ata ishin princa se studionin  jashtë në një nga universitetet dhe ju lëshuan këta që s’kishin asnjë klasë shkollë dhe ikën, eksod i madh, një nga patriotët më të mëdhenj, më konservatore e këtij kombi.

Erdhi ‘91 me eksodin e anijeve, të gjithë këta në pushtet ishin sërish. Më ‘97, 100 mikë shqiptarë ikën nga Shqipëria me skafe. Tani të vjen cjapi i Surrelit. Njeriu duhet të ketë merak e dinjitet për veten. Nuk durohet dot më. Duhet kujdes, s’do ketë thjesht rotacion si vendet demokratike. Duhet të ketë përmbysje të kësaj partie qelbësirë ‘41, që ju shit serbit, protsitutës ruse, Greqisë. Këta gjthm te armiqtë, gjëja e parë që urrejnë është kombi i tyre, vetja e familje e tyre.

Cjapi i Surrelit kënqaet që ne vuajmë, e di çfarë mostre është. Mësoni historinë tuaj djema, s’ësHtë si Mongolia shikoni se çfarë bëhet. Mos nderoni ngjyrën e uthullës së rilindjes. Uroj që një ditë t’i ktheheni këtyre qelbësirave.  Duhet të bëjmë përmbysje e jo thjesht rotacion, t’i përmbysim qelbësirat komuniste”, tha Liçaj.

About Redaksia

Check Also

Dash Sula nuk do të jetë në listat për deputet të partisë së re

Kreu i Nismës Thurje (pjesë e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet), Endri Shabani, është shprehur se …