Berisha: 500 euro rroga minimale, 1200 euro rroga mesatare! Do të vendosim minimumin jetik

Lideri i opozitës, Sali Berisha premtoi se me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet, rroga minimale do të rritet në 500 euro dhe ajo mesatare në 1200 euro.

Gjatë takimit me pensionistët në Durrës, Berisha premtoi gjithashtu se do të vendosë edhe minimumin jetik, pasi paratë janë dhe nuk ka mungesa.

“Kam sjell me vete një grafik për ju. Ky grafik tregon rrogat minimale në republikën e Rumanisë, vend anëtar i BE.

Ju lutem! Në vitin 2013 rroga minimale në Rumani ishte 800 lei, 1 euro është 5 lei. Ishte pra, 160 euro, rroga minimale. Ne e kishim rreth 200 euro minimale.

Po ku është sot rroga minimale e rumunëve? Sot rroga minimale e rumunëve, ju lutem, ja ku e keni, 3300 lei. Pra, rroga minimale e rumunit, gjatë kësaj periudhe, nga 2013-ta, në vitin 2024 është mbi katërfishuar. Po pse? Po sepse, çdo qeveri është e detyruar të shpërndajë pasuri, të shpërndajë të ardhura për qytetarët, të shpërndajë taksa për qytetarët.

Dhe ja pra, ata që ishin ndën ne. Ata na parakaluan me vrap, sepse ky ngriu rrogat. Mashtrojnë me rrogat dhe pensionet. Ua dhashë këtë shembull për të kuptuar, se e pyes veten unë: si ka mundësi kjo, këta vjedhin. Se ka një moment këtu, do dalë.

Gjatë diktaturës, ju e mbani mend, rrogat nuk lëviznin, vetëm rritej një vjetërsi siic ishte dhe rroga mbetej njëlloj. Edhe inflacion nuk kishte, se i fiksonte me urdhër, por paratë shkonin në tunele dhe në bunkerë, dhe shqiptarët mbeteshin më të varfërit.

Tani, çfarë ndodh? Rrogat nuk rriten, pensionet nuk rriten. Paratë vidhen, çështë e vërteta. Paratë vidhen dhe vetëm vidhen në mënyrë të tmerrshme.

Atëherëm rikthehemi tek përgjigja jonë. Përgjigja është: ne do përmbysim modelin e shëprndarjes së të ardhurave. Në qoftë se, sot nga 8.2 miliardë, vetëm 800 milionë janë të ndara për rrogat, dhe të tjera 8.5% e GDP-së shkon për arsimin dhe po kaq për Shëndetësinë, të gjitha të tjerat shkojnë ëpr punë publike, të cilat në një mënyrë ose në një tjetër i gjobisin shqiptarët pothuajse aq sa bunkerët.

Pse i gjobisin? Sepse 1 km rrugë në Shqipëri ndërtohet me  15, por mundet edhe 30 milionë euro. 1 km rrugë në Kroaci, autstradë, e kam thënë dhe do ta sjell gjithmonë këtë shebull, se është para tre vitesh, 17 km e gjatë, 27 metra e gjerë, ka kushtuar 27 milionë euro.

Ka kushtuar autostrada e parametrave tërësisht europiane, se janë vend i BE, janë të detyruar të zbatojnë standartin europian, ka kushtuar 1.6 milionë euro autostrada. Shkon ‘Rruga e Arbrit’, shkon 11 milionë euro, rruga 8 gjer në 10 metër.

Merrni Unazën e Tiranës. Ka filluar në 2010, tani është ndërtuar gjysma. 13 kilometra i ka ndarë në 14 kontrata. Pse? Sepse iu vjedh 14 kontraktorëve, bën Pazar me 14 kontraktorë. Një shkollë, e cila ndërtohet me standartin europian, ka manuale more zotëri, ka manuale ndërtimi. Ka një manual ndërtimi të BE, ka një manual ndërtimi të SHBA-ve, në të cilin ata që merren me ndërtim e dinë nga i cili dalin të gjitha çmimet.

Pra këta, shkollën që ndërtohet me 700 mijë-800 mijë euro e ndërtojnë me 5 milionë, me 6 milionë me 7 milionë.

Po lexoja unë këto ditë, një nga ëkto bashkitë, mos gaboj Vlora, po meremetonte kopshtin me 3 milionë. Meremetosh një kopsht me 3 milionë?! Ju garantoj se, me 3 milionë ndërton një shkollë gjigante.

Pra, këta bëjnë një përvetësim, një vjedhje të paimagjinueshme. Dhe kujt ua vjedhin? Ju ua vjedhin! Më të varfërve ua vjedhin. Sepse ju, ju, 3 pensione i lini me tvsh-në. Ajo që blini ju nëpër dyqane, tvsh-ja, ju kushton 3 pensione. Ku shkojnë këto? Këto shkojnë te familjarët, tek Akrabaja, tek oligarkët e qeverisë në tendera.

Po, bëjnë tendera dhe ndajnë paratë. Është bërë e zakonshme që, babai i jep të birit tender, nëna i jep djalit tender e me radhë.

Pra, u ndala në këto momente për t’ju thënë se, paratë janë. Nuk ka asnjë mungesë. Dhe ne së pari, do vendosim minimumin jetik për çdo shqiptar.

Mbi këtë minimum, do llogariten pensionet. Ky minimum, do të jepen për të gjitha ata të cilët marrin nga zero gjer në 200 euro.

Pra, është hapi i parë për t’u përballur me këtë varfëri.

Pensionet do të llogariten mbi bazën e 200 eurove. Rroga minimale, se ne do merremi fillimisht, ua them këtu, ne do merremi me këto shtresa, sepse gjendja e tyre e mjerë po zbraz Shqipërinë. Ky është faktori më kryesor që shqiptarët ikin. Prindërit i thonë djalit: nuk t ëmbaj dot, merr rruëgt e botës, paç fatin tënd. Vahzës po këtë gjë, se nuk e mbajnë dot.

Atëherë, do kalohet të rroga minimale 500 euro, dhe kjo do jetë paketë e vitit të parë. Dhe garantoj çdo shqiptar se, ligjet më të rrepta do të ndëshkojnë cilindo që mendon se mund të paguajë punëtorin, punonjësin më pak se 500 euro, si rrogë minimale.

I siguroj sipërmarrësit, ne jemi parti e klimës miqësore të biznesit, se do përgjysmohen taksat, por rroga do të jetë rrogë reale, do të jetë 500 euro për cilindo.

Ja urdhëro, ku kanë shkuar këta. E kishin ndën ne, kanë kaluar tani 800 në 3300 lei. Në 700-800 euro. Do rrisim rrogën mesatare në 1200 euro, po.. Nuk do të prekim rrogat më të alrta se mesatarja, asnjë. Pse? Nuk kemi asgjë ne, me askënd. Por këta kanë rritur rrogat maksimale, aq sa nuk i rrit askush tjetër. Çdo qeveritar, duhet ta dini, është i detyruar të ruajë një proporcion midios rrogës minimale, rrogës mësatare dhe rrogës maksimale.

Presidenti i SHBA-ve merr rrogën mesatare të 4 punonjësve, jo më shumë. Kancelari gjerman, të njëjtën gjë. Po, pse? Po edhe ata kanë familje, edhe ata kanë fëmijë. Po këtu në Shqipëri? Merr 10 rroga mesatare presidenti i Shqipërisë, kryeministri i Shqipërisë dhe me radhë.

Atëherë, këto rroga, jo që nuk do rriten, por me disa tejkalime absurde. E keni marrë vesh ju që, ka prokurorë që merr në vit 100 milionë lekë, 10 mijë euro muaji. Merr fund kjo, nuk ekziston kjo në botë përveç sektorit privat, ai që është siëprmarrës, ai përcakton rrogën e vet me bordin, nuk përcakton rroga tjera sektori privat, përveç rrogës minimale. Rrogën minimale ia caktojnë çdo të punësuar në Shqipëri, dhe ëktu nuk lëshoj. Se ka ardhur problemi që, mos të mbijetojnë dot njerëzit, të ikin”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Gjekmarkaj: Kjo është stina e fundit politike për Ramën! Të bashkuar do të sjellim fitoren e PD

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka postuar në faqen …