Kauza e Teatrit, “tërmeti” që po nxjerr “minjtë” nga vrimat…

Nga Adriana KALAJA

-Reagim i detyryar-

Sapo ndoqa investigimin e emisionit “Piranjat” te Syri Tv, për korrupsionin dhe vjedhjen nga ana e drejtuesve të Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimental

Duke qenë se e kam ndjekur që në fillim këtë Kauzë, qoftë si protestuese, por qoftë dhe si avokatja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit,

Së pari, do doja që në emrin tim dhe të Qendrestarëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, të shpreh mirënjohjen më të thellë stafit të këtij emisioni, për një punë të jashtëzakonshme dhe të pakrahasueshme.

Së dyti, dua të theksoj faktin se kjo karegori zvarranikësh të pushtetit, si Altin Basha, që për interesa të tyre korruptive dhe amorale, shitën Kauzën më unike në historinë e Shtetit Shqiptar, konfirmoi plotësisht se akuzat tona ishin të bazuara në fakte dhe prova.

Së treti, bashkëshortja e Drejtorit Basha, ndyrësinë ta shohë te vetja se nuk është vendi ynë i ndyrë por morali që ajo përfaqëson.

Së katërti, kjo bashkëshortja e Drejtorit Basha, jo vetëm ka firmosur dy herë në listën e tradhëtarëve për shembjen e Teatrit Kombëtar, por ka zgjedhur t’i rrisë fëmijët duke vjedhur, mashtruar dhe manipuluar në kurriz të atyre që kanë vendosur të punojnë me punë dhe ndërshmëri

Së pesti, në interes të publikut jam e detyruar të sqaroj se bashkë me Teatrin, barbarët dhe antishqiptarët, varrosën nën rrënoja gjithë garderobën 80 vjeçare të atij Teatri, për të cilin ne si Aleancë kemi referuar edhe kallëzim penal në SPAK.

Në këto kushte, nisur nga ky investigim, siguroj të gjithë Qendrestarët, Miqtë dhe Mbështetësit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, se kjo çështje do referohet si kallëzim penal shtesë në SPAK.

Kemi dhënë prova, se i shkojmë gjërave deri në fund.

Do i’a dalim t’i kthejmë Tiranës, Historinë, Identitetin dhe Trashëgiminë Kulturore që meriton dhe që antishqiptarët i’a morën padrejtësisht dhe përkohësisht.

Deri atëhere,

TEATRI ATY DHE ASHTU SIÇ ISHTE.

https://www.instagram.com/share/reel/BAF8P7KC4j

About Redaksia

Check Also

Pse Veliaj kërkoi mediat kur foli vetë në GJKKO

Sot në mediat e paguara nga vëllai i kryebashkiakut Erion Veliaj nën akuzë dhe jo …