Noka: Mosbindja civile do vijojë deri në krijimin e një qeverie teknike!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka folur në një intervistë për News24 për protestën e paralajmëruar nga ta më 23 dhjetor në Tiranë, duke deklaruar se opozita do të vazhdojë mosbindjen civile përtej festave dhe deri në realizimin e një qeverie teknike.

Noka theksoi se kjo formë proteste është e nevojshme, pasi, sipas tij, me Edi Ramën në pushtet, nuk mund të presim zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ai theksoi se opozita është e vendosur për të vazhduar luftën deri në realizimin e një qeverie teknike.

Ai shtoi se Partia Demokratike, përmes këtij procesi të mosbindjes civile, synon të përmbysë regjimin që sipas tij, është i mbështetur në krimin dhe korrupsionin.

“Do t’i arrijmë qëllimet me mosbindje civile. Në orën 17:00 të hënën, Tirana do të jetë në duar të qytetarëve. Ne kemi përcaktuar të gjitha pikat dhe do të vazhdojmë deri sa Edi Rama të pranojë realitetin”, nënvizoi ai.

Noka përfundoi duke treguar dhe formën e organizmit të mosbindjes civile në Tiranë, ku tha se nuk do të ketë fjalime as nga Sali Berisha apo figura atë tjera politike të PD-së, por bllokim të gjithanshëm.

“Do ketë bllokim të gjithanshëm, deri sa të dorëzohet regjimi. A ka turp më të madh që zgjedhjet t’i përcaktojnë bandat, paratë e krimit dhe drogës, autoblindat. Demokratët janë në këmbë duke prekur fitoren. Kemi arritur të pamundurën, sot i kemi rrugët e lira. Sot e pamundura duket e mundshme për demokratët. Fitorja është e padiskutueshme. Mosbindja civile nuk ka lidhje me fjalimet, nuk do ketë asnjë”, tha Noka.

“Opozita është në mosbindje civile, para apo pas festave do vazhdojë deri në fitoren e qeverisë teknike. Jemi të qartë se me Edi Rama nuk ka zgjedhje të lira. Këtë e tregojnë tre rezoluta që janë dhënë dhe dënojë krimin dhe korrupsion, drejtojnë gishtin ndaj qeverisë, dënojnë burgosjen politike.

Të gjitha këto janë mbushjeje ndërkombëtare për PD. Kalvari që ka kaluar PD këto vite, se ka kaluar askush. Ne jemi parti e të pamundurës. E mendonit ju që ajo që bë 9 shtator të 2021 që PD dhe Sali Berisha do ishte, ja ku jemi, i morën vulën, e burgosën, etj. Kjo forcë do mund këtë regjim.

Do i arrijmë me mosbindje civile. Në orën 17 të hënën, Tirana do jetë në duart dhe pushtetin e qytetarëve, i kemi përcaktuar të gjitha pika. Do vazhdojmë deri sa Edi Rama të pranojë realitetin, ai rri në pushtet me forcën kartonëve, por te shqiptarët është më i urryeri pas Enver Hoxhës.

Do vazhdojmë mosbindjen civile, është gati forca elektorale, kemi energjinë më të madhe dhe planin të shkëlqyer për të çuar para vendin dhe t’i japim zgjedhje. I kemi të gjitha, do e mposhtim këtë narkoregjim.

Do ketë bllokim të gjithanshëm, deri sa të dorëzohet regjimi. A ka turp më të madh që zgjedhjet t’i përcaktojnë bandat, paratë e krimit dhe drogës, autoblindat. Demokratët janë në këmbë duke prekur fitoren. Kemi arritur të pamundurën, sot i kemi rrugët e lira. Sot e pamundura duket e mundshme për demokratët. Fitorja është e padiskutueshme.

Mosbindja civile nuk ka lidhje me fjalimet, nuk do ketë asnjë. Sali Berisha ka ngjallur shpresën pas lirimit. Ne ekipi, kemi bërë gjithçka për ta mbajtur këtë parti”, tha Noka.

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …