Nga Alba KEPI
Jemi kthyer në jashtëqitjen e botës.
16 tonë mbetje të rrezikshme për tokën shqiptare e shëndetin e shqiptarêve po transportoheshin nga Ancona në Durrës.
Janë mbetje të “Listës Ambra” kategorizuar sipas konventës së Bazelit; substanca djegëse, shpêrthyese, toksike, kancerogjene, infektive, organike…
Kamioni që po imbarkohej në anije drejt Durrësit, u ndal nga dyshimet e financierëve italianë.
Po sikur mos të kish ndodhur?
Po sikur analiza e riskut në pikën doganore mos ta kish sinjalizuar?
Me gjasa që do mbërrinin në Shqipëri e do groposeshin nën një fushë o kodër shqiptare, o do shkarkoheshin dhe në qiell të hapur.
Diku pranë ndodhet një park lodrash o qendêr urbane, ose dhe fëmijë të kuriozuar me duar zhveshur do kërkojnë të luajnë.
Kompania italiane ka sigurinë se ku e si do depozitojë kêto mbetje të rrezikshme në Shqipëri.
E sa herë kjo o kompani të tjera e kanë kryer?
Kur paratë cash mbêrrojnë me anije në autobuzë o automjete passgjerësh, kur kokaina në kontejner kapet me gramë e seleksionim diversioni ideologjik “lufte e pune kundêr trafikut”, dhe plehrat qoftë në një vepêr publike fantazëm o qoftë të botës do e po helmojnë jetën e shqiptarëve cdo ditë.
Helm. vjedhje, krim, shkatêrrim, harresë, shpopullim ndotje cfarë pritet më të kryejë kjo qeveri?