Berisha: Kriminelët me uniformë kanë goditur nënkryetarin e PD, Agron Gjekmarkaj

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar policinë se ka goditur deputetin, nënkryetarin e PD-së, Agron Gjekmarkaj.

Sipas Berishës, ata që e goditën Gjekmarkajn ishin kriminelë me uniformë.

Duke folur për gazetarët, Berisha u shpreh se, demokratët nuk u dorëzuan as përballë shiut dhe rrebeshit, tek i cili pati shpresë narkoqeveria dhe narkopolicia.

Berisha tha se, menduan se rrebeshi, shiu do të bëjë që demokratët të mos përmbushnin misionin e tyre. Ja ku janë në këmbë, më të fuqishëm se kurrë.

Pyetje: Në disa pika policia po përlaset me protestuesit. A keni një mesazh…

Berisha: Policia do të marrë ndëshkimin që meriton. Nuk mundet që policia të prekë qytetarët në mosbindje civile sepse duhet të mendohet 7 herë para se të bëjë atë. Mosbindja civile ka disa forma të tjera që tmerrojnë polici e qeveri shumë herë më tepër se kjo. Ndaj dhe ju them banditëve me uniformë mos prekni asnjë protestues, asnjë demostrues. Janë në të drejtën e tyre kushtetuese.

Jemi në marshin e fitores, ky është marshi i fitores.

Asgjë nuk e shpëton këtë kalbësirë të pakallur. Diktaturat nuk kanë të ardhme, në Beograd studentët po dridhin themelet e vëllaut të Edi Ramës, Vuçiçit.

***

Tani informohem se kriminelët me uniformë kanë goditur nënkryetarin e PD-së Agron Gjekmarkaj.

Ky është një akt kriminal i porositur direct nga Edi Rama, i cili ndjek me tmerr protestën e opozitës dhe përzgjedh drejtues të saj për t’i targetuar. E siguroj Edi Ramën dhe Ervinin me 3 mbiemra se do mbahen përgjegjës personal për dhunën fizike ndaj nënkryetarit të PD-së dhe Parlamentit dhe i shpreh atij solidaritetin e madh.

Rama është një hakmarrës i verbër i cili për pushtetin e tij nuk ndalet para asnjë krimi, por opozita do t’i tregojë vendin siç e meriton. Edhe një herë, dënoj këtë akt të shëmtuar, këtë krim të vërtetë ndaj Gjekmarkajt në mosbindje civile.

About Redaksia

Check Also

Bota foli për 11 Majin, tani është radha jonë

Gjin GJONI Vetëm me një shikim të shpejte dhe nisur nga konstatimet e terminologjia e …