Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, shprehet se protesta e sotme ia arriti qëllimit. Sipas tij në një vend ku sundon autokracia dhe varfëria është ulur këmbëkryq, protestat janë ato që mbajnë gjallë demokracinë. Duke u ndalur te kjo pikë, Alizoti u shpreh nga veprimet e saj u duk qartë se kemi të bëjmë me një polici politike, e cila u mundua të manipulojë dhe rastin e deputetit Gjekmarkaj. Alizoti thotë se deklarata pa u kryer më parë një hetim për këtë çështje tregon pikërisht faktin se ajo është vënë tërësisht në shërbim të pushtetit.
Alizoti tha është e turpshme që kryeministri i vendit më të varfër në Evropë, bredh me avion privat dhe shkon në stadiumet më të shtrenjta të botës, në vend që të merret me zgjidhjen e problemeve. Alizoti gjithashtu kritikoi dhe qëndrimin e disa medieve në raport me protestën, duke u shprehur se marrja me gjërat anësore dhe jo me thelbin se çfarë përfaqëson protesta në vetvete, janë tiparë të një media që ka rënë nën sundimin autoritarit të pushtetit, i cili merret me estetikën përgjithësisht dhe jo me esencën e problemeve. Këto deklarata Alizoti i bëri në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv.
“Patjetër që protesta ia arriti qëllimit. Çdo protestë ka qëllimin e saj, që të krijojë një normalitet shoqëror. Për t’i treguar njerëzve që ky sistem nuk funksionon. Unë mendoj se jo vetëm sot, por gjithmonë duhet të kishte njerëz në studio që mos merreshin me pjesën teknike dhe estetike të protestës, por të merreshin me thelbin e protestës. Në një vend që gati gjysma e popullsisë është në emigrim sepse nuk ushqehet dot në vendin e vet. Një vend ku pensionet janë më të ulta se në gjithë rajonin, ku Mali i Zi që është rreth 617 mijë banorë ka gati dyfishin e pensioneve të Shqipërisë. Në njëvend ku varfëria është ulur këmbëkryq ku arroganca është në kulmin e saj, ku korrupsioni dhe krimi i organizuar është dominant në gjithçka, nuk duhej të diskutoja vetëm unë si deputet i opozitës por të gjithë, edhe zoti Baton që është në “skype”, dhe të ftuarit që janë në studio të paktën ta shikojmë protestën si një domosdoshmëri sepse po shkojmë në autokraci.
Unë e them gjithmonë, bindshëm, dhe ne qarkun ku jam, që është një vend Narko. Pse e them këtë? Sepse gjithmonë policia në Shqipëri ka luftuar ose ka tentuar të luftojë krimin në Shqipëri. Eshtë hera e parë që krimi në Shqipëri, përcaktojnë drejtuesit e policisë, dhe mendoj që jemi në një autokraci të kombinuar dhe me mafien. Pse i duhen kësaj qeverie kartelet? Pse i duhen qeverisë ca njereëz që vijnë nga bota e krimit dhe fusin duart në zgjedhje? Ata duhen se intimidojnë njerzit, marrin paratë e drogës ti hedhin në fushatë. Madje unë pata një diskutim me ata policët e thjeshtë që ishin aty, jo shefat, por ata që punojnë dhe i thashë: Pse rrini këtu pse nuk kapni banditët nëpër shkolla, pse nuk kapni bandat e Durrësit dhe Elbasanit. Këtu janë një grup njerëzish që protestojnë për padrejtësistë që ka ky vend. Lërini njerëzit të protestojnë, protesta në demokraci prevalon mbi gjithçka.
Sepse e dëgjoj shpesh këtë tezën që keni zënë rrugën! Po ku bëhen protestat, në ajër, në kozmos, në atmosferë? Protestat bëhen në rrugë. Ku ka dalë policia e Beogradit të marrë njerëzit ti çojë për ndjekje penale se kanë zënë rrugën. Nuk ka dalë ndonjëherë policia e Berlinit të çojë njerëzit në rajon se protestojnë, nuk ka dalë policia e Parisit! Unë i uroj shërim të shpejtë zotit Gjekmarkaj. Dhe kjo lloj ndërhyrje se është zënë rruga dhe njerëzit janë në prezencë nëpër sheshe prej dy orësh dhe policia ndërhyn kur kanë kaluar dy orë e gjysmë, kjo nuk ka asnjë lloj sensi. Bëhet për të prodhuar krizë kur vetë policia është në krizë. Një deklaratë kaq e shpejtë, pa u hetuar tregon se policia është më politike se vetë polika. Eshtë kthyer në një zëdhënëse të një partie politike, që deklaron dhjetë minuta pas asaj që ndodhi “jo ai u rrëzua vetë” .
Policia nuk është as mjeke as specialiste. Duhet një hetim më parë, pastaj të dilet në përfundim. Pra protesta në Shqipëri është e domosdoshme, dhe unë e kam bindje se Enverizmi, Stalinizmi, Maoizmi i ka të nevojshme protestat. Protestat i shërbejnë një shoqërie të shtypur, protesta mban gjallë demokracinë në një vend ku arroganca është maksimale. Sot të shkosh në fshatrat e Shqipërisë së mesme jo më larg, do shikosh njerëzit që rrojnë në mjerim dhe kryeministri i Shqipërisë i hipën avionit çdo javë. Madje në sytë e mij është e turpshme që kryeministri i vendit më të varfër të jetë në stadiumet e Juves, Interit. Duhet të ishte që të zgjidhte konfliktet, problemet e një populli të varfër që jeton vetëm për tu ushqyer. Pra protesta për mua ishte një sukses dhe e nesërmja do jetë më e suksheshme. Dihet që do ketë njerëz që do merren me, ku ishte, kush hyri i pari, si hyri i pari, a ishin ca njerëz te ura etj… Këto janë pastaj tiparet e një medie që merr tiparet estetike në një autokraci. Autokracia në thelbin e saj ka estetikën jo esencën”, tha Alizoti.