Bardhi nga Spitali i Traumës: Gjekmarkaj u dhunua me urdhër politik, do të marrin përgjigjen e merituar

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi nga spitali i Traumës ku vizitoi deputetin Agron Gjekmarkaj, tha se do t’i çojnë në SPAK njerëzit që e dhunuan atë.

Bardhi u shpreh se policia me deklaratën e publikuar ka dalë zbuluar duke marrë autorësinë e urdhrit politik për të dhunuar Gjekmarkajn.

“Është përgjegjësi e ministrit të Brendshëm, zinxhir komandues të policë që të vënë para përgjegjësisë personat që kanë dhunuar një njëri paqësor si nënkryetari i Kuvendit Agron Gjekmarkaj. Duke mashtruar opinionin publik me atë deklaratë kanë dalë zbuluar duke marrë autorësinë e urdhrit politik për të dhunuar Gjekmarkajn. Të jenë të sigurt se do të marrin përgjigjen e merituar. Sa i takon gjendjes shëndetësore të Gjekmarkaj, ajo sipas mjekëve paraqitet e qëndrueshme. me shumë gjasa për shkak të specialitetit do të duhet të transferohet për në QSUT”, tha Bardhi.

About Redaksia

Check Also

Dash Sula nuk do të jetë në listat për deputet të partisë së re

Kreu i Nismës Thurje (pjesë e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet), Endri Shabani, është shprehur se …