Deputeti i PD, Edi Paloka ka publikuar mesazhin e një punonjësi policie, i cili ka zbuluar skenarin e shefave për arrestimin e protestueve gjatë protestës së opozitës.
Efektivi i policisë shkruan në një mesazh drejtuar një mikut të tij se, ata protestuesit me thinja që rrinin me duar në xhepa që u arrestuan nga 6 – 7 efektivë, vjen si pasojë e shefave sepse kemi urdhër të arrestojmë sa më shumë protestues për statistikë. Mandej me i procedue që të mos vijnë herës tjetër në protestë dhe me frikësue pjesën tjetër të qytetarëve.
“Ja dhe dëshmia e një prej punonjësve të ndershëm të policisë”, shkruan Paloka.