Deputetja Metaliaj në komisariatin nr.6 kërkon lirimin e protestuesve

Deputetja e Partisë Demokratike, Lindita Metaliaj, së bashku me disa deputetë të tjerë të kësaj partie, kanë shkuar në Komisariatin Nr. 6 në Tiranë për të mbështetur 15 protestuesit e shoqëruar gjatë dhe pas protestës së opozitës.

Deputetët e PD e cilësuan shoqërimin e protestuesve si një akt intimidues ndaj të drejtës kushtetuese për protestë dhe një tjetër shenjë të autoritarizmit të qeverisë.

Ata kërkuan lirimin e menjëhershëm të qytetarëve të shoqëruar, duke theksuar se veprime të tilla nuk do të ndalin zërin e opozitës dhe të qytetarëve.

“Është e papranueshme dhe e patolerueshme kjo që po ndodh, sepse protestuesit janë në të drejtën e tyre legjitime për të protestuar. Është një e drejtë që garantohet me Kushtetutë dhe me ligj”, deklaroi Metaliaj.

Deputetët e pranishëm shprehën solidaritetin e tyre me protestuesit dhe vendosmërinë për të vazhduar betejën për liri dhe demokraci.

 

About Redaksia

Check Also

Berisha: Leva e Arkimedit për largimin e Ramës jemi ne! Nesër shënojmë një etapë të re në betejën tonë ndaj narkoregjimit!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, opozita dhe qytetarët shqiptarë janë forca kryesore që …