Pse e vërteta e asaj që kërkon opozita me protesta po e tmerron regjimin

Nga Ndriçim KULLA

Pardje narkodiktatura u duk qartësisht  shumë më e alarmuar në  represionin e saj  në përleshjen e radhës me protestuesit. Shtypja  e saj  genocidale me kronika të tilla si  rrëmbimi i  vulës, burgosja politike  e liderit të Partisë Demokratike, rrëmbimit në mes të rrugës i ish presidentit Meta, duke tejkaluar edhe skenat rrëmbyese të narkotrafikantëve meksikan, burgosja politike e Ervin Salianjit, dënimi politik i Fredi Bejlerit, përndjekja politike e Fatmir Mediut  etj etj, u pasurua me të tjera skena krimi, me dëshmi filmike dhe fotografi të pastra, ku dëshmohet si policia e narkoshtetit  godet dhe shyp, duke mos pyetur për  ligjin.

E shndërruar në patronazhisten më të devotshme të diktaturës,   këto ditë ajo  po shfaqet më afër diktaturës dhe më e nervozuar, madje duket më lehtësisht, që ka dalë e zbuluar nga statusi i detyrës së saj kushtetuese. Pse është bërë vallë më partizane me dhunën që ushtron, patronazhiste dhe më e motivuar  për të kërcënuar me pranga të gjithë opozitarët që luftojnë për demokraci, që nga kryetari opozitës, deputetët, veprimtarët, protestuesit, artistët, intelektualët dhe çdo njeri të zemëruar  që po luftojnë dhëmbë për dhëmbë me regjimin e Tabil Sarajit?

Sepse është bërë pjesë e regjimit të cilit po i tunden themelet.

Sepse e tmerron e vërteta e kërkesës së protestueseve të cilët po paralajmërojnë fundin e regjimit.

Kjo situate, që e shpreh dukshëm të ketë humbur kontrollin dhe të nxjerr nga pelerinat mbrojtëse të uniformave policore tytat e fshehura të kallashit, tregon se perspektiva e demokracisë shqiptare ndodhet edhe  përballë një përplasje të mundshme  civile. Bashar al Assadi i Sirisë theu qafën dhe iku  mbas 24  vjet luftëbetejash të përgjakshme me kryengritësit, që ishin edhe nënshtetasit e tij dhe që kur protestat, peticionet, dhe revoltat e tyre u sfiduan nga regjimi, u detyruan tu drejtoheshin armëve. Me çmimin rrëqethës me varre të panumërt, me prehje   kufomash, që kanë madhësinë e fushave, populli i  sfilitur  sirian e zboi më së fundi  diktatorin dhe fitoi. Perspektiva sot në fakt atje është një sfidë e madhe për të.

Sjellja politike e diktatorit në Tiranë, që tashmë po njihet edhe   ndërkombëtarisht, është një fytyrë e tiranit të përmbysur sirian . Mbështetësit e tij ndoshta mund të mos iu pëlqejë krahasimi, por  le të kujtojnë një milion të zbuar nga ky vend dhe s’ka se si të mos iu dal përpara diktatori Sirisë.

Protesta e sotme e opozitës dje, në mes të shiut dhe të ftohtit në Tiranë, ishte një sfidë paqësore në performancën e saj, saqë edhe shumë vende demokratike të botës perëndimore dhe Ballkanit  do ta kishin si zili durimin dhe qytetarinë e saj. Kemi parë protesta shumë të dhunshme nga ekranet e televizioneve, dhe  nuk na është besuar që ato skena u përkisnin rrugëve të Parisit, Berlinit, Londrës apo Mynihut. Protestat janë një çlirim i valvovave të mbyllura të demokracisë të krijuara nga  burokracitë politike të sklerotizuara, të cilat administrojnë pushtetet e mandatuara nga zgjedhjet  e ligjshme dhe demokratike. Por në Shqipëri akoma më keq, kemi një pushtet të grabitur pa mandate popullore, me zgjedhje të blera dhe të manipuluar, me zgjedhës të trysnuar dhe të imponuar dhe opozita si  dje dhe sot dhe në të ardhmen  ka të drejtën e saj  të ligjshme të  protestojë edhe me dhunë edhe me tym, edhe me flakë, por vetëm me armë jo. Ne jemi vend aleat i NATO – s dhe i  perëndimit dhe vetë kultura, pjesë e së cilës ne jemi edhe në traditë, armët le ti rezervojmë vetëm për mbrojtjen e atdheut dhe të kauzave të përbashkëta me aleatët tanë.

Populli opozitar me një nivel sipëror demokratik dhe tolerant, për shumë rrethana që i janë imponuar nga regjimi,  kërkon zgjedhje me një qeveri teknike për të vërtetuar demokratikisht  zgjedhjet, në mënyrë që  vullneti i popullit të mos jetë i kontestuar dhe qeveria  që do dal nga këto zgjedhje, ti hap rrugë një qeverisje me një paqe sociale të mirëkuptuar. Për këtë proteston sot opozita.

A ka  kërkesa më demokratike, më qytetare dhe më paqedashëse  se kjo?!

Pse të refuzohet arsyeja?

Pse ti mohohet kjo e drejtë, e cila i ka të gjitha arsyet brenda?! Pse të dhunohet në këtë mënyrë alternativa tjetër e tërë popullit,  e cila garanton perspektivën e ardhmërisë, siç ndodhi edhe dje  në Tiranë, kur ne pamë skena të vërtetuara  terrori, ku pushteti theu kafka opozitarësh, sepse kërkojnë barazinë, lirinë dhe të drejtat e tij politike?

Diktaturat kur bëhen të parikthyeshme në logjikën e tyre  e harrojnë paqen dhe e kanë të braktisur një herë e përgjithmonë qëllimin fillestar të misionit publikë kur nisën politikën. E vetmja ndjeshmëri që zien në tërë qenien e tyre është pushteti. Pushteti e kthen motivin e nisjes përmbys. Pushteti kthehet në motivin e gjithçkaje për të jetuar, për të sunduar, për të gëzuar dhe për të shijuar. Dje pushteti, nëpërmjet dhunës policore të drejtuar me komandat e lëshuara nga dhoma e butonave të diktatorit, përsëriti gjenocidin çnjerëzor të gazit lotsjellës  me anë të cilët në mënyrë mizore ka sulmuar njerëzit paqësor ,që kërkojnë çdo të drejtë demokratike që duhej t’iu jepte shoqëria, për të cilën ka luftuar secili prej nesh..

Ky është dhe qëllimi për të cilën opozitarët, sipas të drejtave që u japin ligjet kushtetuese, dolën pardje  dhe protestuan në rrugë, një e drejt kjo që në Greqi, në Kroaci, në Slloveni apo në Maqedoninë e Veriut e ke të mundur me pashë, po ta kërkosh . Nje qeveri kujdestare e cila do ta shpinte vendin në zgjedhje.

Për këtë dhe vetëm për këtë kërkesë, e cila në thelb  kërkon paqen dhe  mirëkuptimin , drejtësinë dhe arsyen në mënyrë që rotacioni politik të verifikohet me rregulla të pranuara nga të gjithë dhe jo me rregullat e përmbysura të xhunglës diktatoriale , u masakrua Agron Gjekmarkaj, nënkryetari demokrat në parlamentin shqiptar,për këtë arsye policia patronazhiste e dërgoi pa shenja jete në spital. Për këtë arsye u gjakos edhe depteti Dibrës Xhelal Mziu, për këtë arsye u dhunua edhe Flamur Noka, për këtë arsye u dhunua edhe Gazmend Bardhi  dhe rastet janë varg, duke vazhduar mbrëmë edhe sot me terrorin a arrestimeve të dhjetëra opozitarëve të thjeshtë.

Do dëshiroja  që ti bashkoja edhe unë  rastin tim që tregon se dhuna dhe ndalimi i veprimtarive të opozitës ndeshet në çdo çast ku pulson nervi i denoncimit të diktaturës.

Pardje ishim ne Vlorën e Pavarësisë Kombëtare dhe bëmë promovimin e librit tim” Narkodiktatura shqiptare ne oborrin e Evropës”. Aktiviteti u zhvillua ne muzeun e ri ” KOSOVA” i cili për mua mbetet një vepër unikale e Identiteti tonë Kombëtar, i mbështetur nga deputeti Bujar Leskaj. Kisha kohë që nuk kisha shijuar një festë të tillë për librin e braktisur nga ky regjim që shtyp dhe do isha i gatshëm ta promovoja me iniciativën e çdo force politike këtë libër, ku mund te ishin pjesëmarrës edhe patronazhistët dhe kasta e regjimit, te cilin unë denoncoj në këtë liber.

Por çfarë ndodhi?!

Në gjysmën e kohës së  promovimit kur aktorja e mirënjohur Rajmonda Bulku, por lexonte në mënyrë aktoreske pjesë të zgjedhura nga ky libër, papritur u fikën dritat.

Mbi dyqind veta që ishin në sallë të pranishëm bërtitën njëzëri  të zemëruar, se dritat i fiku narkodiktatori Edi Rama.

Ne vazhduam aktivitetin edhe në errësirën e provokuar nga regjimi dhe duke përjashtuar disa foto  që nuk kishin dritën e nevojshme për të pasqyruar atmosferën e çastit, kushdo që do ndeshej me një dhunë të tillë të heshtur nga regjimi, përveç zemërimit , nuk do kishte shkuar në mëndje për shkakun e kësaj “rastësie”  në një promovim libri , përveç frikës që ka regjimi nga e vërteta për të cilën çfarë nuk po bën që ta përmbys dhe ta  mbulojë me terr këtë të vërtetë të hidhur që po e tmerron.

About Redaksia

Check Also

Trump jep mesazh të qartë!

Nga Redin HAFIZI Lajmi më i fortë në USA tashmë është se Syçi largohet nga …