Basha: Korrupsioni juaj më vdekjeprurës se COVID-19!

Basha: Korrupsioni juaj më vdekjeprurës se COVID-19, nuk ndihmuat ekonominë por mafien e inceneratorëve edhe në kohë pandemie

Lulzim Basha: Asnjëherë unë dhe Partia Demokratike nuk kemi vënë në dyshim domosdoshmërinë për t’u vaksinuar. Ndaj dua ta përsëris edhe një herë këtu që çdo sulm që i drejtohet Partisë Demokratike, në dështimin katastrofik të Edi Ramës dhe qeveritarëve të tij, për të vaksinuar popullsinë nuk është gjë tjetër veçse propagandë, nuk është gjë tjetër veçse gënjeshtër e ulët. Akoma më keq në qoftë se vjen nga punonjësit e sektorit si parafolësi. Tani, po iu drejtohem të gjithëve ju, kush është përgjegjës për faktin që sipas FMN-së keni numrin më të lartë të vdekjeve shtesë për shkak të COVID-it në Europë? Ju që qeverisni apo ne që ditën e parë u bëmë thirrje të merrnit masa që nuk i morët?

Kush është përgjegjës që bëtë tendera sekretë duke përdorur kompetencën e dhënë Forcave të Armatosura, Shërbimit Informativ dhe Policisë së Shtetit për të luftuar krimin? Vetëm e vetëm që të vidhnit edhe në kohën e pandemisë. Kush është përgjegjës që në kulmin e pandemisë, kur sipërmarrjet u mbyllën, kur mijëra njerëz humbën vendin e punës dhe garancinë për kafshatën e gojës? Kur qindra e mijëra familje të tjera në kufijtë e ekzistencës dhe të ndihmës ekonomike nuk e morën sepse paratë vazhduan t’iu paguheshin inceneratorëve. Kujt i shisni dëngla ju? Korrupsioni juaj është arsyeja e vdekjeve nga COVID-i. Korrupsioni juaj është arsyeja e falimentimit të ekonomisë. Ju jeni aleati numër një i COVID-it, ju jeni si COVID-i, ju jeni më vdekjeprurës se COVID-i.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply