“Djegia e flamurit serb”/ Vokshi: Arrestimi i paligjshëm, Rama veprime anti-shqiptare

Përfaqësues të Komisionit të Rithemelimit të PD, Albana Vokshi dhe Klevis Balliu, kanë ndjekur sot vendimin e Gjykatës së Tiranës për të rinjtë e akuzuar për djegien e flamurit serb në Tiranë, pas protestës së të hënës. Për ta u mor vendimi lirim me detyrim paraqitjeje, por Vokshi dhe Balliu e konsideruan procesin si politik.

Vokshi akuzoi kryeministrin e vendit si urdhëruesin e arrestimit të tyre” “Edi Rama urdhëroi arrestimin e protestuese kundër planeve famëkeqe antishqiptare. Ajo tha se se protestat që kanë filluar nuk do të ndalen.

Sipas deputetes demokrate, arrestimi është i paligjshëm, ndaj inkurajojmë organet e drejtësisë që hetimet t’i bëjnë në mënyrë objektive dhe të mos marrin porosi nga Edi Rama.

“Nuk vunë në dispozicion prova për fajësinë e dy të arrestuarve, ajo që ka ndodhur është e qartë, qytetarët që morën pjesë në protestën e organizuar nga Partia e bene me te drejte ate gjest.

Në një kohë kur Gjykata e Apelit të Serbisë nuk I ka quajtur vepra penale gjestet apo ofendimet ndaj shqiptarëve , Duam ti bëjmë me dije Edi Ramës dhe kujtdo që bën veprime anti-shqiptare që protestat do të vijojnë. Arrestimi është I paligjshëm dhe inkurajojmë organin e drejtësisë që hetimi të bëhet në mënyrë objective dhe të mos marrë porosi nga Rama.

Askush dhe asgjë nuk mund të cenojë vendimin e sovranit. Basha është thjeshtë një deputet, është shkarkuar nga demokratët që kanë votuar në mënyrë të qetë dhe të drejtë. Komisioni po bën mbledhje të përditshme dhe do ju bëjmë me dije për protestat”, tha Vokshi.

Nga ana tjetër, Balliu theksoi se arrestimi i të rinjve “është politik, sepse arrestimi është bërë vetëm pas statusit që ka bërë Edi Rama”.

About Redaksia

Check Also

Si deputetët e “Vetëvendosjes” injoruan fjalimin e Ramës në Parlamentin e Kosovës

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet një …

Leave a Reply