Veliaj, 200 mijë euro në vit për 17 mentorë

Publikimi i listës së pagave të administratës shtetërore dhe private nuk ka prodhuar vetëm një skandal që minon besueshmërinë e institucioneve që administrojnë të dhënat e qytetarëve.

Përmes këtyre informacioneve zbardhen dhe shpenzimet e tepërta të institucioneve, përmes këshilltarëve që në mjaft raste rezultojnë të punësuar në disa institucione sa për të marrë rrogën ndërkohë që nuk dihet kontributi konkret që ata japin për qytetarët.

Ajo që vihet re është fakti se kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka më shumë këshilltarë se çdo institucion tjetër, duke krijuar një administratë të fryrë që kushton në xhepat e qytetarëve.

Me titullin këshilltar i kryetarit të bashkisë janë plot 17 persona dhe tre të tjerë vetëm me emërtimin këshilltar.

Për pagat e këtyre personave shpenzohet një total prej mbi 2.2 milionë lekë, ose e thënë ndryshe 18 mijë euro në muaj, me një përllogaritje rreth 200 mijë euro në vit.

Në këtë faturë nuk është përfshirë zyra e shtypit apo specialistët e zyrës së medies në Bashkinë e Tiranës dhe as këshilltarët ligjorë dhe zyrat e marrëdhënies me publikun.

Fatura rritet edhe më tej me këshilltarët e Ujësjellësit të Tiranës, me një pagesë prej 600 mijë lekë në muaj, ose rreth 5 mijë euro.

Nga një vëzhgim i databazës, rezulton se as kryeministri Edi Rama nuk ka kaq shpenzime sa kryebashkiaku Erion Veliaj.

Sipas tabelës që qarkullon tashmë lehtësisht në rrjetet sociale, Edi Rama shpenzon 911 mijë lekë në muaj për 6 këshilltarët, ose 7 mijë e 500 euro në muaj./ oranews/

About Redaksia

Check Also

Shpalli ‘non grata’ Berishën dhe liderë konservatorë, por jo Maduron, letra pëvëluese e Rubio për Blinken

Letra e senatorit Marco Rubio dhe kolegëve të tij konservatorë drejtuar Presidentit Biden dhe Sekretarit …

Leave a Reply