Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari, sipas të cilit, Kryeministri Edi Rama, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi dhe drejtoresha e AKSH, kanë zhvilluar 80 milionë euro tendera sekretë.
Berisha shkruan se, tenderat janë fituar nga kompania e Agaçit, duke shtuar se tenderat sekretë janë vjedhje shtetërore sekrete në 95 %.
Në denoncimin e qytetarit thuhet se tenderat janë fituar nga kompania Soft & Solutions.
Edi Rama me Don Agaçion e Ndrikull Akshin 80 milione euro tendera sekrete!
Tenderat i fiton kompania e Don Agaçios.
Tenderat sekrete jane vjedhje shteterore sekrete ne 95%.
Lexoni denoncimet e qytetarit dixhital! sb
Pershendetje Dr! kompania soft&solutions eshte kompania qe duhet te mirembaje ose kujdeset per sistemin e te dhenave dixhitale te qeverise
Kjo kompani eshte ne pronesi te agacit Dmth jo ne emer te tij por ai e ka, kjo kompani merr pjesen me te madhe te tenderave sekret nga akshi DSIK. kompania eshte me emrin e Ermal Beqirit Tere kontratat e akshit ky i merr Akshi ka bere mbi 80 mln euro ne vit kontrata sekrete.