Ish-Presidenti Bujar Nishani, anëtar i Komisionit të Rithemelimit të PD ishte sot në Kukës për 31 vjetorin e krijimit të Partisë Demokratike lokale.
Në aktivitetin e organizuar në Pallatin e Kulturës folën themeluesit e kësaj dege në 5 janar 1991, por edhe anëtarë e ish-drejtues të bashkisë se Kukësit.
Ish-Presidenti Nishani, duke vlerësuar kontributin e demokratëve të Kukësit tha se, ka ardhur momenti që opozita të marrë në dorë fatet e nëpërkëmbura të demokrateve e shqiptarëve.
Duke folur për situatën aktuale, Nishani e vuri theksin tek vullneti i demokratëve për rithemelimin e Partisë Demokratike dhe bashkimin rreth saj me qëllimin e vetëm për të rrëzuar regjimin e Edi Rames në vend.
Nishani tha se, 8 janari është një ditë historike për fatin e Partisë Demokratike dhe anëtarëve të saj.