Ferdinand VELIU
Sot ‘RD’ mbush 31 vjet. I privilegjuar qe kam qene pjese me shkrimet e mija ne te vetmen ze i lire ne Shqiperi.Gazetaret dhe redaktoret e kesaj gazete keta ‘Heronj te heshtur’nuk ishin kurre ne lista deputetesh dhe pse ne misionin e tyre perballeshin cdo dite me te keqen.Nje borxh qe PD ju detyrohet.Gezuar RD!✌️
31 vjet me pare do te dilte nr i pare i Gazetes ‘’RD’’.Ishte zeri i pare i lire qe do perconte shprese dhe emocione tek cdo qytetar .Hera e pare qe shqiptaret shtyheshin radhave per ta pasur te tyren kete gazete,pa imponim dhe urdher sic ishte metoda ne diktature.Njerez qe lexonin te etur dhe syte ju mbusheshin me lot dhe shpirti i revoltes rritej kundrejt atyre qe i mbajten ne terr per 50 vjet duke ju vjedhur jeten.Kudo ne te gjithe Shqiperine gazeta ‘RD’ sfidoi ne menyre te menjehershme shtypin potencial te diktatures duke u bere gazeta me dashur per te gjithe.Fjala e lire kishte nisur rrugen per tu perhapur kudo duke mbjelle shprese se Shqiperia do behej si Europa nje dite.
Pavarsisht revanshit,presionit dhe dhunes qeveritare kundrejt fjales se lire,zeri denoncues i gazetes ‘RD’ erdhi duke u rritur duke u bere me i fuqishem duke i dhene shprese dhe kurajo qytetareve duke ju kujtuar se ne kete vend fjale e lire s’do mund te vritet me kurre.Gazetaret dhe stafin e saj kurre nuk e perkulen kercenimet permanente qe falangat e krimit dhe korrupsionit kane nderrmare ndaj tyre gjate gjithe ketyre viteve.
Me qendrimin e saj pa ekuivok gazeta ‘’RD’’eshte kthyer ne nje pasuri kombetare e patjetersueshme,ne nje gardiane te lirise dhe shprehjes.Ajo sic ka qene promotore e zhvillimeve demokratike vazhdon te jete ne krah te qytetareve shqiptare duke mbrojtur me fanatizem aspiratat dhe endrrat per te cilat u ngriten ne dhjetor 90’
Te vetmen gje qe pinjollet e diktatures nuk do mund te vrasin sot eshte fjala e lire.Gazeta ‘’RD’’si perfaqsuesja e vetme legjitime e saj qendron e palekundur ne mbrojtje te vlerave duke denoncuar dhe perballur cdo dite me pjesen e erret antiliri dhe antidemokraci qe po manifestohet nga bijte e eterve
Fatkeqsisht sot nje pjese e shtypit shqiptar i eshte nenshtruar ose eshte blere nga qeveria duke krijuar nje precedent te rrezikshem,heshtjen apo manipulimin e fakteve korruptive te nje qeverisje te degraduar.Fasadat e peshtirosura plot lajka,desinformimi me qellim i opinionit publik,largimi i vemendjes nga problemet madhore qe ka Shqiperia kane bere qe pelivanet e korrupsionit dhe shperdorimit te pushtetit ti shpetojne jo pak here drejtesise.
Por gjithsesi ne Shqiperi ka nje shtyp,nje gazete e cila percdo dite i tregon Kryeministrit dhe kastes korruptive se ka njerez qe nuk kane frike dhe japin gjithcka ne mbrojtje te fjales se lire,dinjitetit njerezor,ja pra kjo eshte Gazeta ‘’RD’’e cila vazhdon misionin e saj demokratik ate per te cilin u krijua.
Sot gazeta RD mbushi 31 vjet.Nje rruge plot histori duke krijuar fizionomine e nje shtypi qe ka lindur per te percuar nje mesazh te madh,nje mesazh epik;Jemi ketu,gardiane te fjales se lire!