Deklarata e fortë e Metës: Zgjedhjet e 25 prillit u shitën

Duke folur nga Korça, Presidenti Ilir Meta ka hedhur akuza të forta ndaj deputetit Lulzim Basha.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me deklaratat e para 25 prillit, Meta u shpreh se ato zgjedhje ishin të shitura që pa nisur ende.

‘Ka qenë ndeshje e trukuar që pa filluar’, theksoi presidenti Meta për mediat në Korçë.

‘Nuk ka fituar, ka qenë ndeshje e shitur që pa nisur. Ka qenë ndeshje e trukuar që pa filluar. Nuk kam për të bërë ndonjë premtim, pasi nuk kam marrë pjesë në zgjedhjet e 25 prillit dhe nuk do të marr pjesë në zgjedhjet e 6 marsit.

Në zgjedhjet e para që pasi të heq kostumin e presidentit, do të më keni në betejë e beteja të vërteta.

Ilir Meta nuk është nga ata që që shet ndeshje, dhe nuk e tradhton kurrë publikun dhe popullin shqiptar’, – tha gjatë deklaratës së tij nga Korça, presidenti Ilir Meta.

About Redaksia2

Check Also

Agron Shehaj mbështet Binajn për Tiranën/ Jam 100% i bindur se mund të fitojmë!

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka deklaruar mbështetjen e tij për kandidatin e pavarur …

Leave a Reply