Pazari i fundit i Lulit me Ramën, zgjat vetingun e qeverisë ndaj gjyqtarëve e prokurorëve

Tashme per kalimin e ketij projektligji duhet qe ne Kuvend te marre 84 vota.

Me heret pati diskutime ne Keshillin e Legjislacionit, ku mazhoranca kerkoi qe ky projektligj te miratohet.

Pjesë nga diskutimet

Bushka: Unë në cilësinë e relatores në përfundim të kësaj procedure parlamentare nisur në bazë të një kërkese të 39 kolegëve deputetë të mazhorancës për zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut, pasi kemi studiuar të gjitha materialet e ardhura në adresë tonë, pasi kemi bërë një vlerësim të çështjeve, vlerësojmë se nisma është në përputhje me kushtetutën, ka një interes legjitim në të mirë të reformës në drejtësi dhe arrijmë në përfundimin se kjo nismë të miratohet.

Në vijim të paraqitjes së kërkesës, Kuvendi në përputhje me Kushtetutën ka ndjekur procedurat ligjore sa i takon rishikimit të kushtetutës. Nisma është futur në konsultim me aktore të shoqërisë. Konsultime janë bërë me botën akademike. Kemi marrë edhe opinionin e tre ekspertëve Aurela Anastasi, Erind Mërkuri dhe Silva Caka kanë paraqitur me shkrim opinionet e tyre në lidhje me nismën. Ne sugjerojmë miratimin e nismës.

Erisa Xhixho: Mendoj se është një nga iniciativat për ndryshime të kushtetutës. Jam e mendimit dhe e gjykimit që ndryshime të tilla të kushtetutës të cilat është hera e shtatë që ndryshojmë kushtetutën që nga ndryshimet fatkeqe të 2008 duke mos kaluar kjo në referendum duke mos u kaluar qytetarëve. Iniciativa të tilla janë jo vetëm jashtë asaj që do të dëshiroja të ndodhte në këtë moment ku është arnuar pa fund kushtetuta, duke u trajtuar jo si ligj themeltar i shtetit, por as si ligj i thjeshtë me gjithë respektin dhe peshën që duhet të ketë në vendin tonë. Mua më duket një luftë për të ndryshuar sa më shpejtë kushtetutën.

Doja të sillja në vëmendje që në propozimin që kjo maxhorancë i ka bërë kësaj iniciative ka konflikt interesi. Hajde bëjmë diskutim profesional për zgjatjen e këtij procesi. Debati bëhet ky institucion përfaqësohet nga njerëz nga individë që në shumë raste janë anatemuar për veprime të dyshimta me 2 standarde.

Ne e mbështesim zgjatjen e mandatit per institucionin, por nuk mund të flasim për zgjatje afati të personave që janë anatemuar në dhënin e drejtësisë, qoftë të dy standardeve. Vendimet e tyre janë apeluar në KPA. Nëse ne mbështesin institucionet e reja të drejtësisë, duhet të marrim përgjegjësinë edhe për individët që ushtrojnë këtë detyrë.

About Redaksia2

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply