8 Janari/ Berisha: Ishte e dhimbshme të shihje deputetin Basha të rrethuar nga vrasës dhe trafikantë

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka folur për ngjarjet e djhunshme nga brenda selisë së PD ndaj demokratëve që po kërkonin të futeshin në shtëpinë e tyre.

Ai tha në emisionin “Opinion” se, demokratët reaguan në atë formë për tre motive, njëra prej të cilave kishte të bënte se deputeti Lulzim Basha ishte i rrethuar nga gardistë, banditë dhe persona të armatosur.

“Ishte e dhimbshme të shihje një deputet të rrethuar nga vrasës, kriminelë të armatosur dhe trafikantë. 8 janari, dëshminë më të shëmtuar kishte një deputet të rrethuar nga garda dhe trafikantë. Kjo ishte shprehja më e shëmtuar e lidhjes së politikës me krimin. Kjo s’mund të ndodhte. Këtë bëri Edi Rama. Selia është shtëpia e demokratëve.

Ai demokrati aty po vendoste flamurin në shtëpinë e tij, do të hiqte blindat nga selia. (I referohet personit që u ngjit në ballkonin e selisë së PD) Ai është një hero, hero i vërtetë. Kishte tre qëllime, shumë thjesht, protestat e dhimbshme i ke në çdo vend të lirë. Kjo ishte shtëpia e tyre, ata po shkon atje. Kishin tre motive. E para një njeri që mban detyrën jashtë çdo funksioni, selia e tyre ishte pushtuar nga njerëz të armatosur.

E treta shtëpia e tyre ishte blinduar. Këta njerëz morën plumba gome në ballë, u përgjakën, e nuk gërvishtën asnjë njeri të vetëm. Kisha shpallur revolucion paqësor. Nuk më impresionojnë mua ato që krahasojnë derën me plumbin e gomës në ballin e një njeriu”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Një tjetër menaxher i fushatës së Trump në zyrën e Berishës për fitoren e PD

Tani i njëjti autor përmend Paul Manafort, pasi e ka parë në oborrin e PD …

Leave a Reply