Reagimi i fortë i deputetit Luan Baçi pasi aleanca Rama-Basha e “zboi” nga Kuvendi

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, pjesë e Komisionit të Rithemelimit, akuzoi kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla se i kanë ndryshuar vendin e uljes në sallën e Kuvendit pa e informuar.

Baçi u shpreh i indinjuar nga ky gjest pasi dikush i kishte thënë që vendin e ka në koridor.

“Te vendi ku doja të ulesha, gjeta një emër tjetër. Të paktën ju paradhënie, kur merrni një porosi nga një deputet i zakonshëm siç është zoti Basha, që mund t’ju sjellë shkresë pas shkrese për të ndërruar vendet e deputetëve si nxënësit në shkollë dhe ju jeni drejtoresha e shkollës, ku duhet të dënoni një nxënës duke e çuar në vendin e fundit. Përpara se të bëni veprime të tilla, ne duhet informohemi që mos të përballemi me situate të pazakonta.

Dikush më tha që emrin e ke në korridor. Mendoj që këtë vendin këtu nuk ma keni caktuar as ju, as zoti Basha, unë jam deputeti më i votuar nga 6 deputetët e opozitës të qarkut të Fierit. Mua më përjashtojnë nga grupi parlamentar vetëm votuesit demokratë dhe jo ju me zotin Basha. Është mbyllur historia e mbajtjes peng të një personi që është peng i maxhorancës, është mbyllur në 11 dhjetor”, tha Baçi.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply