5 vite pas kontratës Tirana ende nuk ka incenerator, por paguhen miliona

Inceneratori i Tiranës një nga kontratat koncesionare më të akuzuara, i cili paguhet nga taksat e shqiptarëve ende nuk ka përfunduar së ndërtuari pas gati 5 vitesh nga firmosja e kontratës.

Vlera e koncesionit është 128 milionë euro i cili, nga viti 2018 në vitin 2020 është paguar nga qeveria shqiptare dhe Bashkia Tiranë më shumë se 30 milionë dollarë, po të fusim këtu edhe periudhën 2021 vlera.

Kjo vetëm për mbetjet urbane, këtu nuk përfshihen dhjetra milionë euro të tjera, që kompania koncesionare përfiton nga marrëdhëniet me biznesin privat siç është depozitimi i mbetjeve të ngurta.

Këto shuma janë paguar vetëm për incenerimin e mbetjeve të Bashkisë Tiranë, pasi 3 bashkitë e tjera nuk e kanë firmosur kontratën më këtë koncesionar.

CNA.al sjell sot ekskluzivisht një raport të siguruar nga Njësia e Zbatimit të projektit, e cila është struktura që ndjek nga afër punimet edhe kjo e ngritur me vonesë, pasi çdo pjesë e projektit në ndërtim është e vonuar, përveç gardhit asgjë tjetër nuk ka përfunduar 100%, sot pas gati 5 vitesh.

Raporti ekskluziv
Në kontratën e lidhur mes palëve, pika 6.1, përcaktohet se për monitorimin e zbatimit dhe përmbushjes së detyrimeve të kontratës, brenda një muaji nga data efektive e kontratës 31.08.2017, krijohet Njësia e Zbatimit të Projektit (NjZP) me përbërje:

– Dy anëtar nga AK;

– Një anëtar nga Ministria përgjegjëse për energjinë;

– Dy anëtar nga Bashkia Tiranë.

Për sa më lart, me urdhrin nr. 366 datë 21.12.2017, i ndryshuar, është ngritur NjZP, e cila i raporton AK çdo 3 muaj ndër të tjera mbi ecurinë e punimeve dhe masat e marra për eleminimin e vonesave, zbatimin e kontrollit të cilësisë dhe të sistemeve të sigurimit, ngjarje apo rrethana për të cilat AK mund të jetë përgjegjës, etj.

Një anëtar i njësisë u largua.

Referuar pikës 6.1 të kontratës, kjo njësi është ngritur me 3 muaj vonesë. Gjatë periudhës së auditimit u konstatua se NjZP nuk ka funksionuar e plotë për shkak të largimit të një anëtari të Ministrisë së Mjedisit dhe prej kohësh ky institucion nuk ka marrë masa për zëvendësimi i tij, panvarësisht kërkesave të vazhdueshme nga NjZP.

Njësia e Zbatimit të projektit raporton se që nga fillimi i punimeve janë realizuar punimet si vijon:

Loti A KAPSULIMI, 2 vite me vonesë
Kapsulimi i vend depozitimit ekzistues. Puna vijon sipas grafikut të punimeve i cili parashikon që ky LOT duhet të përfundonte në muajin nëntor 2021, nuk ka përfunduar.

Janë realizuar rreth 74% e punimeve. Referuar periudhës së fillimit të punimeve cituar më lart dhe Aneksit IV të Kontratës “Grafiku i punimeve”, ky Lot duhej të përfundonte brenda vitit të parë të punës pra brenda vitit 2020. Sipas kontratës të qeverisë dhe koncesionarit firmosur në vitin 2017, ky lot është 2 vite me vonesë.

Loti B mbetjet e ngurta nga bizneset shkëlqejnë e prodhojnë para
Vend depozitimi i mbetjeve të ngurta urbane. Janë realizuar 100% e punimeve në bazë të grafikut. Ky Lot ka përfunduar sipas afateve të grafikut të punimeve. Ecja e këtij loti me shpejtësi ka një shpjegim të shpejtë, është vënë në prioritet për të mbledhur dhjetra milionë euro nga bizneset e ndërtimit në Tiranë që depozitojnë dherat në gropat që hapen për ndërtimet e kullave dhe për depozitimin e tyre paguajnë vlera me miliona euro tek koncesionari.cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Loti C Impianti ka filluar punime, me kismet kur përfundon
Impianti i përpunimit të mbetjeve. Ka nisur realizimi i zërit të parë të punimeve “punime civile”. Ky zë i cili është edhe zëri kryesor shtrihet në një periudhe kohore në vite.

Loti D Diferencimi i mbetjeve, dy vite me vonesë, vetëm 60% e punimeve
Impianti i diferencimit të mbetjeve. Janë kryer rreth 60% e punimeve civile dhe aktualisht pritet montimi i linjës së diferencimit e cila është prodhuar dhe pritet të vijë në Shqipëri në javët në vijim. Edhe për këtë Lot, referuar Aneksit IV të kontratës. Grafiku i punimeve”, punimet duhet të kishin përfunduar brenda vitit të parë, pra brenda vitit 2020;

Loti E, Impianti i ujërave të ndotur, dy vite me vonesë vetëm 50% e punimeve
Impianti i përpunimit të ujërave të ndotur. Përsa i përket këtij loti, kanë përfunduar të gjitha punimet civile dhe aktualisht po realizohet faza e dytë e cila ka të bëjë me instalimin e Linjës Teknologjike. Janë realizuar rreth 50% e punimeve.

Edhe për këtë Lot, referuar Aneksit IV të kontratës “Grafiku i punimeve”, punimet duhet të kishin përfunduar brenda vitit të parë, pra brenda vitit 2020;

Loti F Venddepozitimi i hireve, dy vite me vonesë vetëm 15% të punimeve
Sipas grafikut të punimeve, ky lot duhet të fillonte punimet në mes të vitit të parë të fillimit të punimeve (në këtë rast rreth muajit janar 2020) dhe duhej të përfundonte brenda 12 muajve (rreth muajit janar 2021). Ndërkohë nga të dhënat e NjZP rezulton se për këtë Lot punimet kanë filluar me vonesë në Qershor 2021 dhe konkretisht punimet e para që kanë të bëjnë me gërmimet, për të cilat janë realizuar rreth 15% të punimeve.

Loti G + H Landfillet e depozitimit të mbetjeve inerte, s’kanë  filluar fare
Dy landfillet e depozitimit të mbetjeve inerte. Sipas grafikut të punimeve këto dy Lote duhet të nisin në mesin e vitit të dytë të fillimit të punimeve (pra rreth fundit të vitit 2020) dhe të përfundojnë brenda një periudhë 1 vjeçare (rreth fundit të vitit 2021).

Referuar të dhënave të NjZP, deklarohet se punimet për këtë Lot nisin në muajin Qershor 2022, por nga ana e koncesionarit janë marrë masat për realizimin e këtyre Loteve më parë, pasi shihet e arsyeshme të vendosen në operim përpara afatit të përcaktuar në grafikun e punimeve. Janë realizuar rreth 15% e punimeve.

Loti I Nënstacioni elektrik, s’ka filluar fare me kismet dhe ky
Ky Lot, sipas grafikut të punimeve duhet të fillonte dhe përfundonte punimet brenda vitit të dytë të fillimit të punimeve (rreth 3 mujorit të dytë të vitit 2021). Referuar të dhënave të NjZP, deklarohet se punimet për këtë Lot janë parashikuar të fillojë në muajin Janar 2022. Shoqëria ka drejtuar nje kërkesë zyrtare Supervizorit të punimeve në lidhje me rishikimin e grafikut të punimeve.

Asnjë punim i përfunduar përveç gardhit
Njësia e Zbatimit të Projekteve në raportimet e saj deklaron se  është vijuar me disa zëra punimesh plotësuese si: Ndërtim rrugë aksesi rreth 50% të punimeve; Ndërtim sheshe operimi rreth 70% e punimeve; Rrethim objekti realizuar 100% e punimeve; Sistemime dhe gjelbërime rreth 80% e punimeve. Të gjitha këto punime duhet të kishin përfunduar brenda 1.5 viteve të para të fillimit të punimeve, pra brenda vitit 2020. /CNA

About Redaksia

Check Also

Si deputetët e “Vetëvendosjes” injoruan fjalimin e Ramës në Parlamentin e Kosovës

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet një …

Leave a Reply