Emrat e kandidatëve të PD për 6 bashkitë që do të votohen nesër në primare

Komisioni i Rithemelimit të PD ka miratuar kandidaturat që do të shkojnë nesër në primare.

Zgjedhjet e pjesshme vendore do të zhvillohen në 6 bashkitë që janë pa kryetar si në Shkodër, Vorë, Durrës, Dibër, Lushnje dhe Rrogozhinë.

Të dielën anëtarësia do të zgjedhë me votë të preferuarin, i cili do të kandidojë për kryetar bashkie në 6 mars.

Procesi i votimit do të hapet në orën 08:00 në të 6-ta bashkitë e vendit e do të mbyllet në orën 17:00.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale njofton se nëse do të ketë ende votues procesi do të vijojë edhe pas orës 17:00, deri kur edhe anëtari i fundit i PD në degën përkatëse të ketë votuar.

Kandidatët janë figura të spikatura dhe me kontribute në PD si dhe profesionistë të fushave të ndryshme.

Emrat e kandidatëve në primare

Dibër
Behar Dema, ekonomist
Dafina Muda, psikologe
Premtim Riza Kryemadhi, arsimtar

Durrës
Ardian Muka, inxhinier urbanist
Silvja Gjepali, IT

Lushnje
Arben Zaimi, jurist-avokat
Elton Bano, jurist-avokat
Eurion Iljazi, arsimtar
Indrit Qerimi, arsimtar

Rrogozhinë
Eqerem Deliu, ekonomist
Hajrulla Tafa, arsimtar
Hekuran Xhani, mjek veteriner
Sokol Gosa, arsimtar
Vladimir Manushi, mjek dentist

Shkodër
Alfred Koçobashi, jurist
Arben Maliqi, jurist
Astrit Bushati, jurist
Bardh Spahia, mjek
Irena Shestani Shala, mjeke
Irma Kopliku, pedagoge matematike

Vorë
Luan Beta, inxhinier
Lulzim Vrana, ekonomist

“Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD në degët Dibër, Durrës, Lushnje, Rrogozhinë, Shkodër e Vorë, të bëhen pjesë e procesit të votimit në primare, si ushtrim i demokracisë së drejtpërdrejtë, si proces përbashkues, për një Parti Demokratike më të fortë, më të hapur e më të bashkuar”. 

Sistemi i primareve është një risi për politikën shqiptare. Në statutin e miratuar nga delegatët e PD në Kuvendin e 11 dhjetorit u vendosën primaret në mënyrë që kandidatët për kryetarë bashkie dhe deputetë, të votohen nga anëtarësia.

About Redaksia

Check Also

BB: Shqipëria nuk ka gati infrastrukturën për pritjen e punonjësve të huaj

Partnerët e zhvillimit të Shqipërisë vitet e fundit po i kushtojnë një fokus të veçantë …

Leave a Reply