Berisha: Primaret shkëputën PD-në nga praktikat korruptive të emërimit të kandidatëve nga Basha

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, foli në konferencën për shtyp ku u prezantuan fituesit e primareve të djeshme.

“Së pari, dëshiroj të falënderoj nga zemra ata mijëra e mijëra anëtarë të PD-së, që me votën e tyre të lirë, bënë histori.

Ata sollën sot para jush, për herë të parë në historinë e pluralizmit politik në Shqipëri, kandidatë, të cilët janë propozuar, votëbesuar, përzgjedhur tërësisht nga anëtarësia e PD-së.

Këto nuk janë primaret e para. Primaret e para janë zhvilluar në vitin 2000 me qeveritarë vendorë. Por këto janë primaret e para, në të cilat çdo kandidat është produkt dhe atribut i anëtarësisë së partisë.

Asnjëherë nga këta zotërinj që shihni këtu, nuk janë kandidatë të Sali Berishës apo të Komisionit të Rithemelimit të PD në kuptimin statusor, pra të propozimit të tyre. Por janë të propozuarit e bazës, që kanë mbështetjen totale të Komisionit të Rithemelimit dhe Sali Berishës. Kjo është diferenca e madhe.

Kjo i bën këto primare, më demokratiket të zhvilluara në ndonjë vend dhe mund t’u them se dita e djeshme shënoi aplikimin e një standardi të paparë, që nuk ka ekzistuar ndonjëherë në Shqipëri. Dita e djeshme shënoi shkëputjen përfundimtare të PD nga praktikat jotransparente, të dyshimta, praktikat e errëta të përdorura në 8 vite nga Lulzim Brava dhe shënoi mbajtjen e një premtimi të bërë anëtarësisë së PD, 4 muaj më parë dhe të sanksionuar në statutin e kësaj partie në Kuvendin e Rithemelimit më 11 dhjetor. Të drejtën e anëtarëve për të përzgjedhur përfaqësuesit e tyre në qeverinë vendore, në parlament, në degët e tyre, por edhe kryeministrin e tyre.

Kjo garë u zhvillua brenda standardeve më të mira të zgjedhjeve të lira. Në këtë garë kanë marrë pjesë 21 kandidatura”, tha Berisha.

About Redaksia2

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply