Mustafaj: Meta nuk ka shkelur Kushtetutën, Basha po përdor retorikën për të shmangur ballafaqimin politik

Shkrimtari dhe analisti Besnik Mustafaj thotë me bindje se presidenti Ilir Meta nuk ka bërë asnjë shkelje të rëndë kushtetuese që mund të faktojë shkarkimin e tij. I ftuar në studion e Abc Live, Mustafaj thotë se nuk duhet të kishte nisur as hetimi për presidentin.

“Mendimi im që nga fillimi i kësaj çështje është se nuk duhet të fillonte hetimi. Sepse në mënyrë absolute nuk ka bërë presidenti asgjë që çon në shkarkimin e tij. Nuk e ka shkelur Kushtetutënn. Asnjë argument i dhënë nga komisioni parlamentar nuk përbën shkelje të Kushtetutës. Thuhet se ka shkelur paanësinë. Ku është e shkruar kjo që ai nuk mund të flasë? Ne kemi raste vende modelesh të demokracisë, ku presidenti është mishërimi i unitetit kombëtar. Meta nuk ka shkelur asnjë rast Kushtetutën, nuk ka nxjerrë dekrete, nuk ka bërë akte ligjore. Por bindjet e tij personale nuk mund ta pengojnë që t’i shprehë”, tha ai.

I pyetur nëse ishte provokim për PD-në dhe a favorizon Berishën shpallja e zgjedhjeve të pjesshme lokale, Mustafaj thotë se, presidenti duhet t’i dekretonte zgjedhjet më herët dhe madje ishte i vonuar.

“Berisha nuk mundi të çojë as logon e tij, nuk e di çfarë favorizimi i ka bërë. Është perceptimi si një garë mes dy fraksioneve të PD, është një farë testi. Meta ka qenë i detyruar t’i dekretojë zgjedhjet, i ka vonuar aq sa e ka tepruar. Ajo që më bën përshtypje është se përsëri Basha dhe përkrahësit e tij po përdorin procedurën dhe retorikën për të shmangur ballafaqimin politik”, tha Mustafaj.

About Redaksia

Check Also

Malltezi: Deri ku shkon dreqtësia e kapur për të mbrojtur Irenën me 3 mbiemra!

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Jamarbër Malltezi ka publikuar dy përgjigjet kontradiktore të Këshillit …

Leave a Reply