Berisha: Basha fshihet pas fustanit të Gridës dhe mustaqeve të Salianjit, s’guxon të paraqesë Luan Hotin

Ish-Kryeministri Sali Berisha, gjatë prezantimit të kandidatit të koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për zgjedhjet e 6 marsit në Durrës, ka ironizuar kandidatin e Lulzim Bashës, Luan Hotin, duke thënë se fshihet pas fustanin të Grida Dumës dhe mustaqeve të Ervin Salianji.

Berisha u ka bërë thirrje demokratëve, të votojnë kandidatin për kryetar bashkie të Durrësit, Ardian Mukën, për të përmbyllur misionin e madh, përmbysjen e diktaturës.

“Basha nuk guxon të vijë dhe të paraqesë Luanin (Luan Hoti) këtu, por fshihet pas fustanit të Gridës dhe mustaqeve të Salianjit. Luan hiq dorë! Çdo votë për Luan Hotin është votë për Edi Ramën! Ju bëj thirrje demokratëve të bashkohemi se me bashkimin tonë ne realizojmë ndryshimin e Shqipërisë, përmbyllim misionin tonë të madh përmbysjen e narkoshtetit”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Si deputetët e “Vetëvendosjes” injoruan fjalimin e Ramës në Parlamentin e Kosovës

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet një …

Leave a Reply